RSS

― Sepp Blatter - Flet per Cr7

“Kush është lojtari më i mirë i kohës sonë? Dhe kush është lojtari më i mirë i të gjithë historisë? Nuk ka rëndësi se kush është i preferuari juaj, ti kurrë nuk do të biesh dakord me të gjithë për këtë. Por për vitin 2013 ne kemi nje përgjigje përfundimtare. Ekspertët e lojës globale, trajnerët, dhe kapitenët e 209 kombëtareve nga e gjithë bota kanë zgjedhur një fitues të denjë. CRISTIANO RONALDO, i cili me plot meritë dhe denjësisht mori në shtëpi Topin e Artë.
Ronaldo është një nga më të mirët, si në fushën e lojës po ashtu dhe jashtë saj. Ai gjithmonë e ka hijeshuar mbrëmjen gala të Topit të Artë me prezencën e tij në vitet e fundit. Duke vazhduar të marrë pjesë në mbrëmjen gala të Topit të Artë ai ka treguar respektin që ka për kundërsharët dhe gjithë komunitetin e futbollit, dhe e përshëndes për këtë. Siç e dimë të gjithë, madhështia vjen në momentet e përballjes së disfatës.
Fakti që Cristiano është nderuar me çmimin e Topit të Artë për të dytin vit pas pesë vjet pritjesh është një nder për popullin dhe kulturën Portugeze.
Askush nuk gjuan aq drejt ose të shënojë aq rregullisht sa ai. Dhe në vitin 2013 nuk kishte asnjë lojtar më të mirë se Cristiano Ronaldo. Ai është tepër i talentuar mbi topin, një atlet model dhe një person i mrekullueshëm. Të hënën mbrëma në Zurich Ronaldos mori Topin e Artë për të dytën herë, duke shtuar edhe ende më shume triumfin e tij. Ai përfundoi si golashënuesi më i mirë i Real Madridit në Champions League dhe La Liga, dhe u emërua si HEROI i kombëtares Portugeze pasi preu biletën për në Brazil 2014. Lavdia e Super YLLIT ishte në ndeshjet kualifikuese: ku ai shënoi të katërt golat në fitoren 4-2 kundër Suedisë.
Ronaldo i shënon golat e tij në një mënyrë të pa imagjinueshme; me këmbën e majtë, me këmben e djathtë dhe nga çdo distancë.
Idhulli i Cristianos ishte Eusebio, Legjenda portugeze i cili vdiq disa ditë më parë. Legjenda vëtë i tha pasardhësit të tij: "Ai ka magji në këmbët e tij. Ai është i pabesueshëm, i shpejtë, dhe i fortë. Ai ka aftësi të mrekullueshme dhe
një prekje të jashtëzakonshme të topit. Cristiano e di se mund
të bëjë çdo gjë që ai dëshiron me topin dhe kjo është ajo që e bën atë një lojtar shumë të veçantë. Veterani i Uellsit Ryan Giggs, u bë një admirues i magjisë së Cristianos gjatë viteve të tij me Manchester United në mes të viteve 2003 dhe 2009: "Kur Cristiano merr topin, ju duhet ta lini atë dhe të shikoni se si ai i mund lojtarët një nga një. Ronaldo është eksponenti i fundit i një arti." Për Cristiano Ronaldon njerëzit thonë që ai është , është i kotë dhe ekstravagant por gabohen. ASKUSH NUK MUND TA MOHOJË FAKTIN; Që ai është një lojtar FENOMEN dhe e dëshmoi edhe një herë këtë duke triumfuar në Topin e Artë 2013!” /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS
0Comments

Ferdinant flet per CR7

“Cristiano Ronaldo - çfarë mund të them..arritje e pabesueshme, krenar për ty vëlla. Cristiano është dëshmi e gjallë se nuk ka rëndësi se sa shumë talent keni ju si djalosh i ri , duhet të punosh shumë në mënyrë që të jeni suksesshëm.
Kujtesa ime e parë me Cristianon është në para sezonin në një ndeshje miqësore kundër Sporting Lisbon. Pas ndeshjes të gjithë djemtë flisnin për të, duke u përpjekur për të bindur Sir Alex dhe Carlos Queiroz që të nënshkruanin me Cristianon. Kurrë nuk kisha parë nje performancë hipnotizuese si e asaj dite, ai na habiti të gjithëve. Një ditë më pas, ai ishte lojtar i Manchester United.

Kur u takova me Ronaldon për herë të parë në Carrington, ai erdhi si një djalosh i vendosur - një diamant i vrazhdë i cili ishte i përgatitur për të punuar shumë që të ishte në gjëndje për të përmbushur potencialin e tij. Ende jam i habitur nga vendosmëria e tij për të qënë në krye, jo vetëm Cristiano, edhe Messi gjithashtu. Ka qenë një kënaqësi të shikosh ata të dy teksa 'shtyjnë' njëri tjetrin javë pas jave.

Jemi të bekuar që kemi jetuar në epokën e Cristianos dhe Messit. Ata të dy e kanë ndezur futbollin në një mënyrë që kurrë nuk është parë më parë.

Rroftë Cristiano.” /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS
0Comments

Cristiano Ronaldo në një interviste për FIFA-n.

Gazetari: Para së gjithash, urime. Ju ishit shumë i emocionuar për marrjen e Topit te Artë. Cfarë kishte në kokën tuaj, kur dëgjuat emrin tuaj, dhe çfarë do të thotë për ju që çmimi të jepet nga Pele dhe Blatter?

- U ndjeva jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur kur kuptova se unë jam fituesi. Fitimi i një çmim të tillë kërkon shumë përkushtim, punë, dhe është akumulimi i mundit për shumë orë. Unë me të vërtetë deshiroja ta fitoj Topin e Artë për herë të dytë, kështu që dhurimi i trofeut nga dy legjenda si Pele dhe Blatter është një privilegj. Tani unë shpresoj se mund t`i bëj të gjitha keto përsëri vitin e ardhshëm dhe të pretendojë për Topin e Arte për të tretën herë.

Gazetari: Përveç këtij çmimi, në vitin 2013 të jane shfaqur edhe disa momente të veçanta në karrierën tuaj. A ka ndonjë që ju mund ta potenconi?

- Unë nuk e di nëse mund të veçoj një të tillë. Por kualifikim për në Kupën Botërore them se ishte ajo që më kujtohet më së shumti dhe ishte gjëja më emocionale.

Gazetari: Së fundmi ke arritur edhe të shënosh 400 gola si profesionist, cili prej tyre ishte me i veçantë dhe më i rendesishem?

- Çdo goli i shënuar është i veçantë për mua. Disa padyshim mbajnë më shumë peshë se të tjerët që vijnë si ata që e bëjnë në një kompeticon përfundimtar ose në një finale. Megjithatë, të gjitha golat janë të rëndësishem - të paktën për mua, pasi ato janë pjesë e kulturës sime dhe janë pjesë e imja. Unë e pëlqej faktin të shënoj gola dhe në menyrë që golat të jenë të rëndësishme në fitoret tona.

Gazetari: Këto janë kohë emocionuese për futbollin portugez. Në njërën anë ekipi kombëtar ka siguruar vendin e tyre në Kupen e Botës në Brazil dhe nga ana tjetër bashkëatdhetarët tuaj kohët e fundit kane humbur një legjendë si Eusebio.

- Ndjehem në të njëjten kohë i lumtur dhe i trishtuar. Ne kemi humbur dikë që ishte shumë i rëndësishem për Portugalinë, kështu që është e natyrshme që bashkëatdhetarët e mi përreth botës te pikëllohen thellë. Por kjo është gjithashtu pjesë e jetës dhe nuk duhet të harrojmë këtë. Ne të gjithë do e kalojmë këtë në një ditë, dhe kjo është arsyeja se pse ne duhet të shohim prapa dhe të përfaqësojmë gjërat pozitive që kanë ndodhur vitin e kaluar. E njëjta gjë vlen edhe për jetën e Eusebios, i cili ishte një lojtar i rëndësishëm. Ai bëri shumë gjëra pozitive dhe ka fituar kaq shumë trofe, si për ekipin kombëtar ashtu edhe me klubin e Benficas. Ai është dikush që do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.

Gazetari: Portugalia është duke shijuar një fushatë të mirë të Kupës së Botës, si do të ishte mënyra më e përshtatshme për ta nderuar atë?

- Ne shpresojmë që te luajmë mirë në Kupën e Botës, por nuk duhet të harrojmë se kemi pasur një kohë shumë të vështirë në ndeshjet kualifikuese dhe më pas na u desh të përballemi me Suedinë në play-off - dy ndeshje të cilat dolen të jenë shumë te komplikuara. Por sigurisht Kupa e Botës do të jetë një sfidë krejtësisht e ndryshme dhe ne do të përgaditemi për atë në mënyra të ndryshme. Ne ishim të gjithë me të vërtetë të etur për të arritur atje, veçanërisht për shkak se është duke u luajtur në Brazil, për shkak të kulturës atje dhe faktit se ky është vendi ku jane luajtur më së shumti ndeshje futbolli. Për të gjitha këto arsye kjo është një nder për ne, edhe pse ne e dimë se do të jetë një kompeticion shumë i ashpër. Prioriteti ynë është të kalojmë fazën e grupit dhe pastaj ne do të shohim se çfarë do të ndodh.

Gazetari: Cilat janë kujtimet tuaja më të hershme të Kupës së Botës ?

- Është e vështirë për të thënë, sepse ajo ishte shumë vite më parë. Mbaj mend ndeshje te rëndësishme, edhe pse në fakt kujtimet e mia më të forta janë ato të ndeshjeve që përfshijnë Brazilin.

Gazetari: Ju keni luajtuar për dy klube madhështore si Manchester United dhe tani për Real Madridin. Na flisini pak për këto dy klube?

- Sipas mendimit tim, ne jemi duke folur për dy klubet më të mëdha në botë. Dhe sigurisht, kjo është një burim krenarije për mua. Kur isha në Manceshter United kam fituar tituj madhështor si dhe Topin e Arte për të parën herë. Dhe tani unë jam në Real Madrid, klubin më te madh në botë dhe një klub me të cilin kam një lidhje shumë të fortë. Unë jam këtu tashmë 4 vite dhe kam rinovuar thjesht edhe për 5 vite tjera, sepse unë mendoj Real Madridi është klubi ideal për mua, klubi më i mirë, dhe kjo është arsyeja pse unë jam kaq i lumtur për faktin që luaj në Real Madrid.

Gazetari: Madridi është duke pritur kurorën e dhjetë të Kupës Europiane. E shihni La Déciman si lloj presioni?

- La Decima te bën të gjenerosh presionin, por gjithashtu krijon shumë emocion. Real Madridi është në kerkim për të fituar Champions Leaguen çdo vit, kompeticion i cili është shumë i rëndësishëm dhe të gjitha ekipet e përfshira duan që ta fitojnë atë. Le të shohim nëse fati është në anën tonë këtë vit dhe nëse ne mund të pretendojmë për La Déciman, e cila është ajo që ne të gjithë e duam.

Gazetari: Jeni i vetmi apo ka edhe ndonjë lojtar tjetër të mirë po aq sa ju?

- Natyrisht unë nuk jam i vetmi, tani ka lojtarë të mëdhenjë në çdo ekip si p.sh: Bashkelojtaret e mi me mua në Real Madrid, lojtaret në Barcelona, Bayern Munich dhe në ekipe të tjera si Manchester United dhe City. Është e mrekullueshme për të parë një brez të ri të futbollistëve të medhenje. Unë nuk do të doja të potencoj vetëm një lojtar, për shkak se ka shumë lojtarë që unë kënaqem duke i shikuar dhe duke luajtur kundër tyre.

Gazetari: Si do te jetë Cristiano në vitin 2014?

- I njëjti person dhe i njëjti lojtar si në vitin 2013./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS
0Comments

Gareth Bale në nje interviste për media ka theksuar..

Si një futbollist ju gjithmone deshironi të fitoni trofe të medhenjë, kjo është ajo se pse une jam në Real Madrid.
Më kujtohet kur shikoja Real Madridin kur kishte lojtaret si Figo, Zidane dhe Raul në të njëjtin ekip - ishte vetëm një besim i vërtetë në klub dhe nga tifozët.

Unë nuk mendoj se dikush është në afërsi me Ronaldon aktualisht. Ai meriton të njihet si lojtari më i mirë në botë.

Të shënosh numrin e golave që Cristiano bën javë pas jave është e pabesueshme.

Mendoj se Cristiano & Unë i kemi treguar Spanjes & Europes se ne mund te luajm mirë seabshku, ka edhe shumë më tepër për t`u treguar nga ne.

Që nga dita e parë ne Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka qenë nje mik i mirë për mua. Ai më ka dhënë këshilla mbrenda dhe jashtë fushës./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS
0Comments

8 vjecari nga Argentina ne Real Madrid

Claudio Ñancufil një super talent i ri vetëm 8 vjeçar ka joshur drejtuesit e Real Madridit dhe vetëm pas pak ditëve Madrilenët e kanë ftuar lojtarin me origjinë nga Argjetina në prova në Valdebas.

Talenti i ri 8 vjeçar ka stërvitur të hënën ndërsa dje ka luajtur me grupin në një miqësore me Alevín B, ndaj lojtareve 2 vite më të mëdhenjë se vetë talenti në fjalë.

Trajneri i tij , Jose Lara, e uroi atë pas ndeshjes:
Ai vjen me një entuziazëm të madh, ka energji të pabesueshme. Ai ka një fiziktë mirë, e kërkon vazhdimisht topin për shkak se ai ka personalitetin e duhur për të luajtur.

Real Madridi mund ta vendosë atë në Benjamin A, kategori kjo e cila korrespondon me moshën e talentit 8 vjeçar, ose mund ta vendosë t`a regjistrojnë direkt në Alevín B, kategori kjo për lojtar më të medhenjë se ai.

Claudio nga shumë njerëz konsiderohet si 'Messi i ri' por ka një idol të vetëm: Cristiano Ronaldon./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS
0Comments

Ancelotti: "Madrilenet duhet te jene krenar per Cristianon"

"Nuk me ka suprizuar kualiteti dhe kapaciteti i Ronaldos per te shenuar gola, por me ka surprizuar pak personaliteti dhe kapaciteti per te sakrifikuar si brenda ashtu edhe jashte fushe.

 
Ai eshte nje shembull per te rinjte. Per me teper ai nuk proteston dhe per futbollin Cristiano eshte nje imazh shume i mire. Futbolli ka nevoje per kete tip te lojtareve per te permirsuar imazhin e tij. Ai eshte nje lojtar i madh dhe
 nje profesionist i madh. Cristiano me te vertete e pelqen ate qe ben, ai e dashuron futbollin dhe i pelqen te jete me i miri. Ky trofe eshte fale punes se palodhshme te tij."

"2014-ta filloi mire per ne dhe ne duhet te vazhdojme keshtu. Ramos eshte me i koncentruar dhe shume me i mire."

"Modric ka me shume vetebesim dhe e di qe si klubi ashtu edhe bashkelojtaret besojne shume tek ai dhe deshirojne qe ai te beje me mire. Neser do te pushoje."

"Coentrao eshte i ftuar per ndeshjen e neserme dhe do te luaje, ai eshte i fokusuar. Marcelo do te pushoje."

"Ne dy ndeshjet e fundit Bale nuk ka qene ne me te miren e tij por ky nuk eshte nje problem fisik apo psiqik."

"Raphael Varane ka gjithcka per t'u bere si Thiago Silva apo si Sergio Ramos. I uroj me te miren ne shfaqjen e talentit te tij."

"Une nuk e di se cfare ka ndodhur sezonin e kaluar, por kur erdha pash dy qendermbrojtes shume te mire dhe i kerkova Pepes te qendroje. Pepe eshte serioz dhe profesionist. Ai ndjen dicka speciale kur e vesh fanellen e Real Madridit."/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS
0Comments

Cristiano: "Do te festoj me femijet qe vuajne nga Leukemia"

"Ata lot ishin lote te sinqerte. Ata qe me njohin, e dine se sa shume perpiqem pergjate gjithe vitit per te qene ne top forme. Ky cmim eshte per cdokend qe me ka mbeshtetur. Une dua te vazhdoj te punoj sepse ky trofe me motivon ende me shume. Topi i Arte eshte nje trofe individual por une dua te falenderoj te gjithe bashkelojtaret."

"Do te festoj ne Madrid me njerezit qe i dua dhe qe me mbeshtesin. Do te flas me femijet qe vuajne nga Leukemia dhe do t'i ftoj ne festen time ashtu sic u premtova. Jam shume i lumtur, eshte nje ndjenje speciale. Tani dua te fitoj shume tituj me Real Madridin dhe Topin e trete te arte."

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS
0Comments