RSS

Cristiano Ronaldo në një interviste për FIFA-n.

Gazetari: Para së gjithash, urime. Ju ishit shumë i emocionuar për marrjen e Topit te Artë. Cfarë kishte në kokën tuaj, kur dëgjuat emrin tuaj, dhe çfarë do të thotë për ju që çmimi të jepet nga Pele dhe Blatter?

- U ndjeva jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur kur kuptova se unë jam fituesi. Fitimi i një çmim të tillë kërkon shumë përkushtim, punë, dhe është akumulimi i mundit për shumë orë. Unë me të vërtetë deshiroja ta fitoj Topin e Artë për herë të dytë, kështu që dhurimi i trofeut nga dy legjenda si Pele dhe Blatter është një privilegj. Tani unë shpresoj se mund t`i bëj të gjitha keto përsëri vitin e ardhshëm dhe të pretendojë për Topin e Arte për të tretën herë.

Gazetari: Përveç këtij çmimi, në vitin 2013 të jane shfaqur edhe disa momente të veçanta në karrierën tuaj. A ka ndonjë që ju mund ta potenconi?

- Unë nuk e di nëse mund të veçoj një të tillë. Por kualifikim për në Kupën Botërore them se ishte ajo që më kujtohet më së shumti dhe ishte gjëja më emocionale.

Gazetari: Së fundmi ke arritur edhe të shënosh 400 gola si profesionist, cili prej tyre ishte me i veçantë dhe më i rendesishem?

- Çdo goli i shënuar është i veçantë për mua. Disa padyshim mbajnë më shumë peshë se të tjerët që vijnë si ata që e bëjnë në një kompeticon përfundimtar ose në një finale. Megjithatë, të gjitha golat janë të rëndësishem - të paktën për mua, pasi ato janë pjesë e kulturës sime dhe janë pjesë e imja. Unë e pëlqej faktin të shënoj gola dhe në menyrë që golat të jenë të rëndësishme në fitoret tona.

Gazetari: Këto janë kohë emocionuese për futbollin portugez. Në njërën anë ekipi kombëtar ka siguruar vendin e tyre në Kupen e Botës në Brazil dhe nga ana tjetër bashkëatdhetarët tuaj kohët e fundit kane humbur një legjendë si Eusebio.

- Ndjehem në të njëjten kohë i lumtur dhe i trishtuar. Ne kemi humbur dikë që ishte shumë i rëndësishem për Portugalinë, kështu që është e natyrshme që bashkëatdhetarët e mi përreth botës te pikëllohen thellë. Por kjo është gjithashtu pjesë e jetës dhe nuk duhet të harrojmë këtë. Ne të gjithë do e kalojmë këtë në një ditë, dhe kjo është arsyeja se pse ne duhet të shohim prapa dhe të përfaqësojmë gjërat pozitive që kanë ndodhur vitin e kaluar. E njëjta gjë vlen edhe për jetën e Eusebios, i cili ishte një lojtar i rëndësishëm. Ai bëri shumë gjëra pozitive dhe ka fituar kaq shumë trofe, si për ekipin kombëtar ashtu edhe me klubin e Benficas. Ai është dikush që do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.

Gazetari: Portugalia është duke shijuar një fushatë të mirë të Kupës së Botës, si do të ishte mënyra më e përshtatshme për ta nderuar atë?

- Ne shpresojmë që te luajmë mirë në Kupën e Botës, por nuk duhet të harrojmë se kemi pasur një kohë shumë të vështirë në ndeshjet kualifikuese dhe më pas na u desh të përballemi me Suedinë në play-off - dy ndeshje të cilat dolen të jenë shumë te komplikuara. Por sigurisht Kupa e Botës do të jetë një sfidë krejtësisht e ndryshme dhe ne do të përgaditemi për atë në mënyra të ndryshme. Ne ishim të gjithë me të vërtetë të etur për të arritur atje, veçanërisht për shkak se është duke u luajtur në Brazil, për shkak të kulturës atje dhe faktit se ky është vendi ku jane luajtur më së shumti ndeshje futbolli. Për të gjitha këto arsye kjo është një nder për ne, edhe pse ne e dimë se do të jetë një kompeticion shumë i ashpër. Prioriteti ynë është të kalojmë fazën e grupit dhe pastaj ne do të shohim se çfarë do të ndodh.

Gazetari: Cilat janë kujtimet tuaja më të hershme të Kupës së Botës ?

- Është e vështirë për të thënë, sepse ajo ishte shumë vite më parë. Mbaj mend ndeshje te rëndësishme, edhe pse në fakt kujtimet e mia më të forta janë ato të ndeshjeve që përfshijnë Brazilin.

Gazetari: Ju keni luajtuar për dy klube madhështore si Manchester United dhe tani për Real Madridin. Na flisini pak për këto dy klube?

- Sipas mendimit tim, ne jemi duke folur për dy klubet më të mëdha në botë. Dhe sigurisht, kjo është një burim krenarije për mua. Kur isha në Manceshter United kam fituar tituj madhështor si dhe Topin e Arte për të parën herë. Dhe tani unë jam në Real Madrid, klubin më te madh në botë dhe një klub me të cilin kam një lidhje shumë të fortë. Unë jam këtu tashmë 4 vite dhe kam rinovuar thjesht edhe për 5 vite tjera, sepse unë mendoj Real Madridi është klubi ideal për mua, klubi më i mirë, dhe kjo është arsyeja pse unë jam kaq i lumtur për faktin që luaj në Real Madrid.

Gazetari: Madridi është duke pritur kurorën e dhjetë të Kupës Europiane. E shihni La Déciman si lloj presioni?

- La Decima te bën të gjenerosh presionin, por gjithashtu krijon shumë emocion. Real Madridi është në kerkim për të fituar Champions Leaguen çdo vit, kompeticion i cili është shumë i rëndësishëm dhe të gjitha ekipet e përfshira duan që ta fitojnë atë. Le të shohim nëse fati është në anën tonë këtë vit dhe nëse ne mund të pretendojmë për La Déciman, e cila është ajo që ne të gjithë e duam.

Gazetari: Jeni i vetmi apo ka edhe ndonjë lojtar tjetër të mirë po aq sa ju?

- Natyrisht unë nuk jam i vetmi, tani ka lojtarë të mëdhenjë në çdo ekip si p.sh: Bashkelojtaret e mi me mua në Real Madrid, lojtaret në Barcelona, Bayern Munich dhe në ekipe të tjera si Manchester United dhe City. Është e mrekullueshme për të parë një brez të ri të futbollistëve të medhenje. Unë nuk do të doja të potencoj vetëm një lojtar, për shkak se ka shumë lojtarë që unë kënaqem duke i shikuar dhe duke luajtur kundër tyre.

Gazetari: Si do te jetë Cristiano në vitin 2014?

- I njëjti person dhe i njëjti lojtar si në vitin 2013./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS