RSS

Ferdinant flet per CR7

“Cristiano Ronaldo - çfarë mund të them..arritje e pabesueshme, krenar për ty vëlla. Cristiano është dëshmi e gjallë se nuk ka rëndësi se sa shumë talent keni ju si djalosh i ri , duhet të punosh shumë në mënyrë që të jeni suksesshëm.
Kujtesa ime e parë me Cristianon është në para sezonin në një ndeshje miqësore kundër Sporting Lisbon. Pas ndeshjes të gjithë djemtë flisnin për të, duke u përpjekur për të bindur Sir Alex dhe Carlos Queiroz që të nënshkruanin me Cristianon. Kurrë nuk kisha parë nje performancë hipnotizuese si e asaj dite, ai na habiti të gjithëve. Një ditë më pas, ai ishte lojtar i Manchester United.

Kur u takova me Ronaldon për herë të parë në Carrington, ai erdhi si një djalosh i vendosur - një diamant i vrazhdë i cili ishte i përgatitur për të punuar shumë që të ishte në gjëndje për të përmbushur potencialin e tij. Ende jam i habitur nga vendosmëria e tij për të qënë në krye, jo vetëm Cristiano, edhe Messi gjithashtu. Ka qenë një kënaqësi të shikosh ata të dy teksa 'shtyjnë' njëri tjetrin javë pas jave.

Jemi të bekuar që kemi jetuar në epokën e Cristianos dhe Messit. Ata të dy e kanë ndezur futbollin në një mënyrë që kurrë nuk është parë më parë.

Rroftë Cristiano.” /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS