“Kush është lojtari më i mirë i kohës sonë? Dhe kush është lojtari më i mirë i të gjithë historisë? Nuk ka rëndësi se kush është i preferuari juaj, ti kurrë nuk do të biesh dakord me të gjithë për këtë. Por për vitin 2013 ne kemi nje përgjigje përfundimtare. Ekspertët e lojës globale, trajnerët, dhe kapitenët e 209 kombëtareve nga e gjithë bota kanë zgjedhur një fitues të denjë. CRISTIANO RONALDO, i cili me plot meritë dhe denjësisht mori në shtëpi Topin e Artë.
Ronaldo është një nga më të mirët, si në fushën e lojës po ashtu dhe jashtë saj. Ai gjithmonë e ka hijeshuar mbrëmjen gala të Topit të Artë me prezencën e tij në vitet e fundit. Duke vazhduar të marrë pjesë në mbrëmjen gala të Topit të Artë ai ka treguar respektin që ka për kundërsharët dhe gjithë komunitetin e futbollit, dhe e përshëndes për këtë. Siç e dimë të gjithë, madhështia vjen në momentet e përballjes së disfatës.
Fakti që Cristiano është nderuar me çmimin e Topit të Artë për të dytin vit pas pesë vjet pritjesh është një nder për popullin dhe kulturën Portugeze.
Askush nuk gjuan aq drejt ose të shënojë aq rregullisht sa ai. Dhe në vitin 2013 nuk kishte asnjë lojtar më të mirë se Cristiano Ronaldo. Ai është tepër i talentuar mbi topin, një atlet model dhe një person i mrekullueshëm. Të hënën mbrëma në Zurich Ronaldos mori Topin e Artë për të dytën herë, duke shtuar edhe ende më shume triumfin e tij. Ai përfundoi si golashënuesi më i mirë i Real Madridit në Champions League dhe La Liga, dhe u emërua si HEROI i kombëtares Portugeze pasi preu biletën për në Brazil 2014. Lavdia e Super YLLIT ishte në ndeshjet kualifikuese: ku ai shënoi të katërt golat në fitoren 4-2 kundër Suedisë.
Ronaldo i shënon golat e tij në një mënyrë të pa imagjinueshme; me këmbën e majtë, me këmben e djathtë dhe nga çdo distancë.
Idhulli i Cristianos ishte Eusebio, Legjenda portugeze i cili vdiq disa ditë më parë. Legjenda vëtë i tha pasardhësit të tij: "Ai ka magji në këmbët e tij. Ai është i pabesueshëm, i shpejtë, dhe i fortë. Ai ka aftësi të mrekullueshme dhe
një prekje të jashtëzakonshme të topit. Cristiano e di se mund
të bëjë çdo gjë që ai dëshiron me topin dhe kjo është ajo që e bën atë një lojtar shumë të veçantë. Veterani i Uellsit Ryan Giggs, u bë një admirues i magjisë së Cristianos gjatë viteve të tij me Manchester United në mes të viteve 2003 dhe 2009: "Kur Cristiano merr topin, ju duhet ta lini atë dhe të shikoni se si ai i mund lojtarët një nga një. Ronaldo është eksponenti i fundit i një arti." Për Cristiano Ronaldon njerëzit thonë që ai është , është i kotë dhe ekstravagant por gabohen. ASKUSH NUK MUND TA MOHOJË FAKTIN; Që ai është një lojtar FENOMEN dhe e dëshmoi edhe një herë këtë duke triumfuar në Topin e Artë 2013!” /TS/