RSS

Ancelotti: "Madrilenet duhet te jene krenar per Cristianon"

"Nuk me ka suprizuar kualiteti dhe kapaciteti i Ronaldos per te shenuar gola, por me ka surprizuar pak personaliteti dhe kapaciteti per te sakrifikuar si brenda ashtu edhe jashte fushe.

 
Ai eshte nje shembull per te rinjte. Per me teper ai nuk proteston dhe per futbollin Cristiano eshte nje imazh shume i mire. Futbolli ka nevoje per kete tip te lojtareve per te permirsuar imazhin e tij. Ai eshte nje lojtar i madh dhe
 nje profesionist i madh. Cristiano me te vertete e pelqen ate qe ben, ai e dashuron futbollin dhe i pelqen te jete me i miri. Ky trofe eshte fale punes se palodhshme te tij."

"2014-ta filloi mire per ne dhe ne duhet te vazhdojme keshtu. Ramos eshte me i koncentruar dhe shume me i mire."

"Modric ka me shume vetebesim dhe e di qe si klubi ashtu edhe bashkelojtaret besojne shume tek ai dhe deshirojne qe ai te beje me mire. Neser do te pushoje."

"Coentrao eshte i ftuar per ndeshjen e neserme dhe do te luaje, ai eshte i fokusuar. Marcelo do te pushoje."

"Ne dy ndeshjet e fundit Bale nuk ka qene ne me te miren e tij por ky nuk eshte nje problem fisik apo psiqik."

"Raphael Varane ka gjithcka per t'u bere si Thiago Silva apo si Sergio Ramos. I uroj me te miren ne shfaqjen e talentit te tij."

"Une nuk e di se cfare ka ndodhur sezonin e kaluar, por kur erdha pash dy qendermbrojtes shume te mire dhe i kerkova Pepes te qendroje. Pepe eshte serioz dhe profesionist. Ai ndjen dicka speciale kur e vesh fanellen e Real Madridit."/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS