RSS

8 vjecari nga Argentina ne Real Madrid

Claudio Ñancufil një super talent i ri vetëm 8 vjeçar ka joshur drejtuesit e Real Madridit dhe vetëm pas pak ditëve Madrilenët e kanë ftuar lojtarin me origjinë nga Argjetina në prova në Valdebas.

Talenti i ri 8 vjeçar ka stërvitur të hënën ndërsa dje ka luajtur me grupin në një miqësore me Alevín B, ndaj lojtareve 2 vite më të mëdhenjë se vetë talenti në fjalë.

Trajneri i tij , Jose Lara, e uroi atë pas ndeshjes:
Ai vjen me një entuziazëm të madh, ka energji të pabesueshme. Ai ka një fiziktë mirë, e kërkon vazhdimisht topin për shkak se ai ka personalitetin e duhur për të luajtur.

Real Madridi mund ta vendosë atë në Benjamin A, kategori kjo e cila korrespondon me moshën e talentit 8 vjeçar, ose mund ta vendosë t`a regjistrojnë direkt në Alevín B, kategori kjo për lojtar më të medhenjë se ai.

Claudio nga shumë njerëz konsiderohet si 'Messi i ri' por ka një idol të vetëm: Cristiano Ronaldon./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS