Manchester Unitedi ka pësuar humbje prej 2-1 nga Sunderlandi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Capital One Cup që u zhvillua në Stadium of Light.
Djajtë e Kuq luajtën më mirë në fraksionin e parë, mirëpo e mbyllën me disavantazh.
Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), vendasit kaluan në epërsi pasi Ryan Giggs në përpjekje që ta largojë topin e futi atë në rrjet.
Në minutat e para të gjysmës së dytë, Nemanja Vidic i ktheu mysafirët në lojë (52’).
Golin e fitores për Sunderlandin e shënoi Fabio Borini nga penaltia (65’).
Edhe në këtë sfidë ishte startues talenti shqiptar, Adnan Januzaj.
Ky rezultat nuk mund të konsiderohet shumë i keq për Manchester Unitedin, pasi ndeshjen e kthimit e zhvillon në Old Trafford. /TS/