RSS

Ozil i kënaqur te Arsenali

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, thotë se ai është adaptuar shpejt me sfidën “e përkryer” që ofron Liga Premier.

Gjermani u bë nënshkrimi rekord i Topçinjve pasi erdhi për një shumë prej 51 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, dhe tashmë ka shënuar pesë gola dhe nëntë asistime.
Por transferimi në Angli nuk e ka lejuar Ozil të ketë pushim dimëror, për të parën herë në karrierën e tij, por ish-ylli i Real Madridit është i kënaqur me atë çfarë ofron Liga Premier.
“Sigurisht kjo është diçka e jashtëzakonshme pasi gjithmonë kam pasur pushim dimëror në vitet e kaluara. Në Ligën Premier, ju luani çdo disa ditë – ju nuk keni asnjë javë pushim”.
“Unë jam shumë i kënaqur që jam në këtë ligë pasi ju kaloni nga një ndeshje në tjetrën shumë shpejt. Ju luani çdo dy ose tre ditë dhe, për mua, është më mirë të luaj më shumë ndeshje se të stërvitem, pasi më pëlqen sfida dhe këtu kjo gjë është e përkryer”, ka thënë Ozil. /Telegrafi/ TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS