RSS

Schweinsteiger: Bayerni fiton sërish Championsin

Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Bastian Schweinsteiger i dërgon një paralajmërim të mprehtë Arsenalit para duelit të dy klubeve në 1/8 e Champions League.

Asnjë skuadër nuk ja ka dalë më parë të mbrojë trofeun me formatin aktual të kompeticionit, dhe Schweinsteiger beson se Bajerni mund të bëhet ekipi i parë që arrin dicka të tillë, natyrisht duke eliminuar fillimisht topçinjtë nga Championsi.
“ Unë dua të arrij atë që nuk e ka bërë asnjë skuadër tjetër. Unë dua të mbroj titullin e fituar në Champions League. Patëm një vit të pabesueshëm në 2013-ën. Gjithsesi gjëja e bukur e futbollit është se ka gjithmonë aspekte të lojës  tonë ku ne mund të përmirësohemi”.
29 vjecari foli më pas edhe për gjendjen e tij fizike ndërsa vijon rikuperimin nga dëmtimi në gju, duke nënvizuar se shpejt do të rikthehet të japë kontributin e tij për skuadrën e Guardiolës.
“Jam besimplote se nuk do të më duhet të pres shumë gjatë për tu rikthyer me detyrë të plotë. Jam i lumtur me gjendjen e tanishme dhe po ashtu besoj se do të bëhem akoma më mirë. Une e di se cfarë cilësish kam kur jam plotësisht i rikuperuar. Kjo më  jep siguri dhe më mban të qetë gjatë kësaj periudhë”./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS