Kampion në fushë kampion edhe jashtë saj. E meriton plotësisht të quhet kështu Cristiano Ronaldo, futbollisti që vetëm pak ditë më vonë mund të shpallet lojtari më i mirë i botës për vitin që sapo përfundoi. Historia më e fundit e tij është vërtet tepër prekëse dhe tregon më së miri shpirtmadhësinë dhe vlerat reale të 28-vjecarit portugez, që në mënyrë të padrejtë shpesh herë etiketohet si mendjemadh e narciz.
Pas historisë mallëngjyese përtej oqeanit me Ronald Gjoka-n, tifozin shqiptar të cilin e shpëtoi nga burgu apo dhe dëbimi jashtë Shteteve të Bashkuara, “Zotëria CR7” këtë herë prek vërtet zemrat e gjithë dashamirësve të sportit më të bukur në botë, me një veprim sa human aq edhe fisnik. Në fakt Cristiano pati dëgjuar për një djalosh të ri, një supertifoz të tij të quajtur Jorge, i cili në muajin Shtator u diagnostikua me kancer.
Pas historisë mallëngjyese përtej oqeanit me Ronald Gjoka-n, tifozin shqiptar të cilin e shpëtoi nga burgu apo dhe dëbimi jashtë Shteteve të Bashkuara, “Zotëria CR7” këtë herë prek vërtet zemrat e gjithë dashamirësve të sportit më të bukur në botë, me një veprim sa human aq edhe fisnik. Në fakt Cristiano pati dëgjuar për një djalosh të ri, një supertifoz të tij të quajtur Jorge, i cili në muajin Shtator u diagnostikua me kancer.
Me të dëgjuar këtë histori apo dhe faktin se për Jorge përfaqësonte idhullin personal, madje deri në atë pikë sa përpara sesa t’ia rrëmbente kimioterapia flokët e tij të bukur të imitonte deri në detaje edhe frizurën e sulmuesit luzitan, Ronaldo i dërgoi menjëherë një foto me autografin e tij. Por ky ishte vetëm fillimi sepse në vazhdim Cristiano pa humbur kohë i telefonoi tifozit të tij personal duke e ftuar së bashku me familjen për të parë ndeshjen e Realit në Liga-n Spanjolle ndaj Celta-s, për më tepër nga një prej vendeve më të rehatshme të stadiumit “Santiago Bernabeu”, që në të vërtetë është edhe pjesa private e rezervuar vetëm për yllin portugez. Jorge dhe familjarët e tij nga momenti kur shkelën në stadiumin mitik të kryeqytetit spanjoll u trajtuan me të gjitha nderet dhe respektet që i bëhen zakonisht njerëzve shumë të rëndësishëm, ndërsa për të tjerat për ta nderuar sic duhet mikun, mendoi vetë Cristiano Ronaldo me dy golat e shënuar në fitoren e thellë 3-0. Menjëherë pas takimit i intervistuar nga gazetarët që ishin në dijeni të kësaj historie, Jorge deklaroi se për të kjo ishte një ëndërr e bërë realitet dhe pranoi se ndjen mirënjohje pa fund për idhullin e tij.
Ai shtoi se u ndje tepër i emocionuar pas gjithckaje Cristiano bëri për të, sepse nuk e kishte cuar kurrë ndër mend që një gjë e tillë mund të ndodhte vërtet. Madje ai rrëfeu se në pjesën e rezervuar VIP të stadiumit përvec familjes së Ronaldo-s kishte patur rastin të qëndronte edhe me djalin e vogël të sulmuesit luzitan, që në të vërtetë i ishte dukur shumë i edukuar dhe inteligjent. Po të njëjtën gjë deklaroi edhe nëna e Jorge-t, që shpjegoi se njerëzit mund të thonë cfarë të duan për Cristianon por sipas saj ai është një ëngjëll i vërtetë dhe ajo pranoi se kurrë nuk ka për të harruar atë cfarë Ronaldo ka bërë për djalin e saj. Nuk janë të paktë ata që nuk janë dakord me hapjen e një muzeu nga zotëria CR7, hapja prej tij e një rrjeti social personal apo dhe pozimet e tij të shpeshta me të brendshme, këtë herë Cristiano Ronaldos natyrisht i njihet merita se ka krijuar një histori për arsyet e duhura e mbi të gjitha tepër prekëse.