RSS

“Ter Stegen do të luaj me skuadrën më të mirë në botë”

Nuk është akoma zyrtare por tshmë është thuajse e sigurt se portieri që do të mbrojë portën e Barcelonës sezonin e ardhshëm do të jetë Marc Andre Ter Stegen.

 
Pas konfirmimit nga ana e drejtueseve të Borussia Monchengladbach se portieri 21-vjecar nuk do të rinovojë kontratën me klubin gjerman, është drejtori sportiv i Borussias Max Eberl i cili  deklaroi se Ter Stegen sezonin e ardhshëm do të luajë në skuadrën më të mirë në botë duke ju referuar sigurisht skuadrës katalanase.
“ Marc luan me ne prej 5 sezonesh, por tani do të ketë mundësinë të shkojë në klubin më të mirë në botë.Mendoj se fansat e Monchengladbach do ta mirkuptojnë këtë vendim tonin, pasi nuk mund ti mohojmë futbollistit mundësinë më të mirë për karrierën e tij.Për më tepër që në kontratën që kishim nënshkruar vite më parë me Ter Stegen kishim përfshirë klauzolën se nëse  portierin tonë do ta kërkonte një klub i madh do ta linim të largohej.
21-vjecari gjerman  deri tani ka mbrojtur portën e Borussia Monchengladbach në 91 ndeshje që nga sezoni 2010-2011 kur u përfshi në ekipin e parë nga skuadra e të rinjëve. Ter Stegen ka zhvilluar edhe 3 takime me kombëtaren gjermane./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS