RSS

Di Maria mohon polemikën: Thjesht u sistemova

Angel Di Maria ngjall zemërimin e popullit madrilen pas një gjesti të turpshëm në momentin e zëvendësimit me uellsianin Gareth Bale në ndeshjen kundër Celta Vigos.
Argjentinasi është vënë në shënjestër të tifozëve pas paraqitjes së dobët dhe vendosjes së duarve në vendin e gabuar, duke krijuar një situatë aspak komode në ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti. Gjithsesi, mesfushori ka dashur të sqarojë gjithçka duke mohuar zërat se ai ishte një gjest që iu adresua tifozëve pas kontestimit të tyre.
“Ai veprim nuk ka të bëjë aspak me tifozët, thjesht doja të sistemohesha. Në një situatë tjetër askush nuk do ta kishte vënë re. Me tifozët nuk kam pasur asnjëherë probleme, madje edhe në momentin e zëvendësimit, një pjesë e stadiumit më duartrokiti”.
Gjithsesi, përtej këtij momenti, nuk është më një mistër që marrëdhëniet mes lojtarit dhe shoqërisë janë krisuar që prej të paktën disa javësh. Blerja e Gareth Bale do të thotë shumë më pak hapësira për argjentinasin, i cili shikon t’i pakësohen shanset për një vend titullari në skemat e Ancelottit. Ky është një lajm i keq për lojtarin merengues në prag të Kupës së Botës ku ai nuk dëshiron të mungojë me përfaqësuesen e Argjentinës./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS