RSS

Asnjë parregullsi nga Rosell në blerjen e Neymar

Po shkon drejt përfundomit në nul denoncimi i paraqitur nga një ortak i Barcelonës në drejtim të presidentit Sandro Rosell kundër parregullsive të pretenduara në kontratën e firmosur me Neymar.
Sic bën të ditur e përditëshmja “El Confidencial”, Gjykata e Lartë nuk ka gjetur asnjë ilegjitimitet në kontratën me futbollistin brazilian, për të cilin klubi katalanas pagoi 57 milion euro. Ekipi i gjyqtarit Pablo Ruz të cilit ju ngarkua denoncimi i prezantuar nga Jordi Cases analizoi dokumentet e dorëzuara nga FC Barcelona, në 18 dhjetor, pa gjetur asnjë shkelje të normale ligjore. Sipas dokomenteve të depozituara në Gjykatën e lartë nga zv/Presidenti i Barcelonës Toni Freixa, firma e Neymar u pagua nga një transferim prej 57 milionë eurosh që klubi katalanas ka këmbëngulur gjithmonë se ka paguar për ish futbollistin e Santos.
Sandro Rosell gjithmonë ka përsëritur se kontrata e Neymar ka qenë në rregull me normat fiskale, se nuk është paguar asnjë komision për blerjen e aq më pak ndonjë ndërmjetës  dhe se kjo do të veërifikohej gjatë auditimit në asamblenë e klubit katalanas,. Rosell kishte përsëritur se 57 milionë eurot u fiksua të paguheshin në katër këste dhe se ai vetë nuk kishte asnjë problem të shpjegonte detajet më të imëta të operacionit publikut të gjerë por këtë ja ndalonte një akord konfidencialiteti./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS