RSS

Prezantohet Honda te Milani: Dëgjova zemrën

“Zemra më tha se duhet të luaj me Milanin”. Kështu u prezantua Keisuke Honda, 27 vjecari nga Hamamatsu, prefekturë e Shizuoka në Japoni.
Fanellën me numrin 10. Atë të rezervuar për të mëdhenjtë. Në salllën e konferencave të San Siros ishte njeriu i ditës, me kamerat e prozhektorët të drejtuar mbi të, 110 gazetarë të akredituar, ndër të cilët 80 japoneze, dhe eventin me transmetim të drejtëpërdrejtë televiz në gjithë Japoninë. Pas sulmit të tifozave në Twiter fjalët e para si kuqezi me një mesazh nga një tifoz, “nderoje numrin 10 si Seedorf, Rui Costa, Gullit dhe Rivera. Mirësevjen Samurai !” Mes një skenografier spektakolare dhe prezantimit të Gallianit me fjalët “Numrin dhjetë e donte me cdo kusht, ka ëndërruar ta ketë që fëmijë, erdhën dhe fjalët e japonezit të parë në historinë e Milanit.
“ Jam entuziast, i emocionuar, vërtet i lumtur. Historia e numrit 10 ka të bëjë me fëmijërinë time. Kur isha 12 vjec në një hartim shkruajta se një ditë do të doja të luaja në Serinë A me fanellën me numrin 10 të Milanit. Një dëshirë që e kam ruajtur gjithmonë. Tani duhet të tregoj se kush jam në fushë”.
Honda nuk e di nëse kjo aventurë do të fillojë që me Sasuolon, por shpjegon përsenë e këmbënguljes për Milanin.
“Dëshiroja të bëhesha kampion me këto ngjyra. E kam ndjekur gjithmonë Milanin që fëmijë. Te ne në Japoni Seria A është shumë e dashur. E kuptoj se tifozët presin shumë prej meje. E di që duhet të shënoj shumë gola dhe të jap shumë asiste. Do të bëj më të mirën time. Do të bëj dicka të vecantë për shokët e mi. Kam nevojë të luaj dhe të fitoj. Mund të luaj në disa pozicione, më pëlqen mbi të gjitha roli pas sulmuesve, si trekuartist”.
Honda si David Beckham, e njëjta pritje i njëjti sharm, i dashuruar pas modës së bukur.
“ E di se cili është roli im. Është e vërtetë, më pëlqen të vishem mirë, por dashuroj mbi të gjitha futbollin si dhe të kultivoj ëndërra dhe të jem një shëmbull për fëmijët. Sillem ashtu sic duhet të sillet një futbollist profesionist”.
Dikush e pyet se cfarë është shpirti Samurai.
“ Nuk kam takuar kurrë ndonjë, por japonezët nuk heqin dorë kurrë nga simbolet e së kaluarës. Jemi të vendosur ndjekim një disiplinë rigorozë. Mendoj se i kam këto karakteristika dhe do të demonstroj se ky do të jetë shpirti që do të më shoqërojë në fushë. Cfarë më tha Nagatomo? Më foli për italianët, se sa e njohin futbollin, pak fjalë port ë qarta, nëse nuk luan mirë të dërgojnë aty ku e di vetë”.
Për transferimin në Itali, Honda ka marër dhe bekimin e Zacheronit trajnerit të kombëtares Japoneze.
“ Zakeroni më qetësoi dhe më inkurajoi. Më tha se Milani është një klub i madh. Për sa i përket Zacheronit, do të më pëlqentë që në botëror të përballeshim me Italinë. Jam i lumtur të luaj me numra një si Kaka e Balotelli. Dua të mësoj shumë nga ta. Dua ta fitoj titullin. Jo këtë vit, por ndoshta vitin tjetër”./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS