RSS

Botërori 2022 në dimër, por FIFA “frenon”

Botërori i futbollit të vitit 2022 në Qatar nuk do të zhvillohet në periudhën e zakonshme qershor-korrik por me shumë mundësi mes 15 nëntorit dhe 15 janarit të vitit pasardhës.

 
E deklaroi këtë vëte sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Jerome Valce gjatë një interviste për radion franceze France Info. Numri 2 i FIFA-s më pas sqaroi se mbetet ende për tu përcaktuar nëse eventi do të zërë vend gjatë sezonit 2021-2022 apo 2022-2023, por gjithsesi datat e parashikuara nuk do të prekin ato të Olimpiadës dimërore që do të zhvillohet në shkurt të 2022. Lajmi bëri menjëherë xhiron e botës por po kaq i shpejtë ishte dhe një gjysmë hapi pas i FIFA-s.
Zëdhënësja e qeverisë botërore të Futbollit Delia Fischer tha se kjo deklaratë shpreh vetëm këndvështrimin personal të Valcke dhe nxitoi të shtonte se nuk do të ketë asnjë vendim përfundimtar për zhvillimin e kupës së botës 2022 para botërorit brazilian të verës së ardhshme. Në Tetor FIFA hapi një seri konsultimesh me të gjitha palët e interesuara për datat e botërorit 2022 në Qatar, ku temperaturat gjatë verës prekin 50 gradë celcius./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS