RSS

Ancelotti del në krah të Di Marias

Carlo Ancelotti e ka nisur konferencën e shtypit në prag të ndeshjes së Kupës kundër Osasunas, në një mënyrë të pazakontë. Tekniku italian kërkon t’i hedhë ujë zjarrit të ndezur pas polemikave të shkaktuara nga Angel Di Maria. 

“Duhet të besoni te ato që thotë lojtari. Nëse dikush është ofenduar ai ka kërkuar falje. Ai e do futbollin dhe nuk ka asnjë problem me tifozët në Bernabeu. Ne kemi shumë nevojë për një lojtar si ai dhe besoj se dop ta na ndihmojë shumë gjatë këtij sezoni”.
Në vijim, trajneri italian përqëndrohet te sfida e radhës në Kupën e Mbretit.

“Të luash në shtëpi është përherë më komode se sa të luash jashtë fushe. Osasuna na nxorri shumë probleme në ndeshjen e kampionatit dhe unë mendoj se do të jetë një përballje e vështirë. Për ne, Kupa është një kompeticion shumë i rëndësishëm, prandaj duhet të arrijmë një rezultat pozitiv për të shkuar të qetë në përballjen e dytë”.
Një çështje e hapur në kampin madrilen mbetet edhe ajo e mbrojtësit të djathtë, por Ancelotti nuk mban anën e askujt.

“Nuk kam asnjë lojtar të preferuar. Si Carvajal ashtu edhe Arbeloa po luajnë shumë mirë. Është shumë e rëndësishme që të jenë të freskët pasi kanë shumë punë për të bërë këtë sezon”.
Nuk mbeten jashtë vëmendjes së trajnerit as Modric e Ronaldo. Për portugezin, Ancelotti rezervon vetëm fjalë të ngrohta.

 “Modric është përmirësuar shumë në aspektin e vazhdimësisë. Ka fituar besim dhe është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ronaldo? Ai është një profesionist i madh. Kalon shumë kohë duke u stërvitur”.  /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS