EKSKLUZIVE: Florentino Perez deshiron te riktheje Raul Gonzalez
Presidenti veçse ka patur nje takim me legjenden Madrilene Raul Gonzalez javen e kaluar dhe qellimi kryesor i takimit ka qene rikthimi i tij ne Real Madrid.
Rikthimi i legjendarit Raul Gonzalez ne Real Madrid tashme duket çeshtje kohesh. Sipas ‘El Confidencial’, presidenti Madrilen ka patur nje takim javen e kaluar ne Doha me Raul Gonzalez dhe i ka ofruar atij nje rol drejtuesi ne skuadren Madrilene duke filluar nga sezoni i ardhshem.
Klubi deshiron te riktheje nje nga simbolet e perjetshme te historise. Real Madridi deshiron qe ne organiken e tij te kete edhe legjendarin Raul Gonzalez Blanco. Pavareisisht se qellimi i futbollistit ne princip ishte te vazhdonte edhe nje vit me teper futbollin aktiv me Al Saad dhe me pas te merte titullin e trajnerit, por nje oferte nga klubi i jetes se tij mund te kete bere te ndryshoje mendim.
Per momentin, ish lojtari Madrilen po e mendon oferten. Ai gjithmone e ka patur ne mendje rikthimin ne klubin Madrilen por nuk ka deshiruar te imponoje dicka te tille dhe nuk ka qene i bindur nese eshte koha e duhur per nje rikthim te mundshem. Por ajo qe tashme duket e sigurte, fati i Raul Gonzalez dhe i Real Madridit eshte ribashkimi. Ne Madrid e mirepresin nje rikthim te mundshem te tij dhe konsiderojne qe dyert e klubit kane qene dhe do te jene gjithmone te hapura per dike si Raul Gonzalez, qe ka dhene gjithçka per klubin Madrilen.
Rikthimi i tij do te sherbeje per te rikuperuar edhe nje tjeter legjende dhe per te forcuar aspektin sportiv. Kapiteni madheshtor dhe i perjetshem do te rikthehet ne shtepine e tij ashtu siç kane bere dy legjendat tjera Madrilene si Emilio Butragueno dhe Zinedine Zidane, ish-bashkelojtar te tij me te cilet mund te bashkohet se shpejti./TS/