Lionel Messi rikthehet për Barcelonën. Më shumë se suksesi ndaj Getafes në Kupën e Mbretit, që ishte i pritshëm, lajmi më i rëndësishëm nga “Camp Nou” është ai i rikthimit të argjentinasit, e cfarë rikthimi madje, me dy gola në minutën e 90-të, në suksesin 4-0 të të tijve.
Argjentinasi madje bëri diferencën për të tijët, pasi shënoi një dygolësh që vulosi kualifikimin për skuadrën e tij, e cila e përfaqësoi sërish, madje dhe si goleador. Sa i përket sfidës, ajo nisi menjëherë mirë për Barcën që shënoi që në minutën e nëntë me Cesc Fabregas.

Katalanasit u menduan se do të regjistronin një goleadë që në fraksionin e parë por blaugranat nuk e gjetën më golin. Madje dhe në pjesën e dytë u nevojit një 11-metërsh në minutën e 62-të, që po Fabregas të conte në 2-0 rezultatin. Ndërkohë që në tre minutat e fundit, u ngjit në katedër Mesi që realizoi një dygolësh në minutat 90-të dhe 93-të duke vulosur kualifikimin e të tijve.