Fiorentina është skuadra e dytë që pret biletën për në cerekfinale të Kupës së Italisë, falë fitores së pastër 2-0 ndaj Kievos në “Artemio Franchi”. Në fakt ky ishte një rezultat i pritshëm i formacionit vjollcë përballë një kundërshtari që objektivin kryesor ka mbijetesën në Serinë A.
Të besuarit e Vincenzo Montellës nuk e vunë në asnjë moment në diskutim kualifikimin, të ndihmuar edhe nga fakti që sfida zhvillohej në fushën e tyre. Presioni i vazhdueshëm i vendasve u konkretizua me gol në minutën 29’ nga spanjolli Hoakin, i cili shfrytëzoi në maksimum asistin e polakut Rafal Wolski. Fiorentina nuk u mjaftua me një gol dhe për të siguruar kualifkimin dhe atëherë kur mendohej se të dyja skuadrat do të shkonin në dhomat e zhveshjes, me rezultat minimal Rebic realizoi golin e dytë për Fiorentinën.

Gjithcka nisi nga këmbët e Borha Valeros, i cili ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi. Reagimi i Silvestrit u bë i pavlefshëm nga këmbëngluja e sulmuesit të ri kroat, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë skuadrës vjollcë iu desh thjesht të ruante rezultatin, edhe pse gjithcka u bë edhe më lehtë për të pas daljes me karton të kuq të Sardos në minutën e 68. Të njëjtin fat, 7 minuta para përfundimit të kohës së rregullt pati edhe Massimo Ambrozini, largimi i të cilit nga loja nuk e rrezikoi kualifikimin e Fiorentinës, që në cerekfinale të Kupes së Italise do të përballet me fituesen e çiftit Katania – Siena./TS/