RSS

Messi: Karrierën dua ta mbyll te Barça

Nuk mund të kishte rikthim më të mirë nga dëmtimi për Lionel Messin, shënoi dy herë në triumfin 4-0 të Barcelonës kundër Getafes, takim i vlefshëm për Kupën e Mbretit.

Një Super Messi, që preku fushën e lojës për herë të parë që prej fillimit të Nëntorit, pohoi pas takimit se ka munguar gjatë, por e ndjente veten në formë që në seancat stërvitore dhe gradualisht do të jetë sërish në formën më të mirë. Ndërkohë që ndodhej në Argjentinë ka patur spekulime se Paris Saint Germain mund të bënte një ofertë sensacionale për 26-vjeçarin, por Messi këmbëngul se dëshira e tij e palëkundur është për një martesë afatgjatë me Barçën.
“Ideja që kam për të ardhmen është të qëndroj këtu dhe ta mbyll si blaugrana karrierën”.
Pak fjalë por të mjaftueshme për të rikonfirmuar planet që ka, ndërkohë që dëshira e tij e madhe është të luajë në fundjavë kundër Atleticos së Madridit, rivalit që kërcënon më shumë Barçën në luftën për titull.
“Nëse mundem, pa dyshim që do të luaj. Do të flas me trajnerin dhe mjekët e klubit. E prisja me padurim rikthimin, pasi kam qëndruar gjatë jashtë fushe”.
Për ceremoninë e Topit të Artë, Messi tha se ashtu si gjithmonë do të jetë i pranishëm, pasi për të është një kënaqësi të jetë në treshen e lojtarëve më të mirë të botës, pavarësisht se cili do të jetë rezultati në fund./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS