RSS

cmendet Milani ne merkaton e Janarit

Milani synon Fernandon, mesfushorin shkatërrues të Portos që i skadon kontrata në fund të sezonit. Është ai lëvizja e befasishme e Adriano Gallianit për t’i dhënë mesfushës kuqezi një përforcim më tepër, me çmim okazioni.
Administratori i deleguar i kuqezinjve ka gjetur akordin me 26-vjeçarin brazilian me pasaportë portugeze i cili ka pranuar që në Qershor të transferohet në Itali me kosto zero, por synimi i Gallianit është që ta marrë në Milanello që në merkaton e dimrit.
Për këtë arsye po zhvillohen tratativat me klubin portugez në kërkim të gjetjes së një akordi të arsyeshëm. Në këtë mënyrë kuqezinjtë duket se kanë mposhtur dhe konkurencën e Interit dhe Napolit që ishin prej kohësh në ndjekje të futbollistit. Fernando nuk do të mund të luajë në 1/8 e Champions League kundër Atleticos së Madridit pasi është aktivizuar në të 6 ndeshjet në Grup me Porton, por Galliani e do menjëherë te Milani për të ambientuar me Serinë A. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë pasi Porto është një klub që nuk është mësuar t’i shesë me çmim të ulët futbollistët që disponon dhe nuk ka ndërmend të bëjë ulje, madje flitet se për të mos lejuar largimin e tij që tani është gati ta humbasë lojtarin me parametra zero në Qershor.
Kërkesa e shoqërisë luzitane, vëritet rreth 8 milionë Euro, shumë për një futbollist në skadencë kontrate. Gjithsesi pas 6 muajsh mesfushori do të jetë me siguri kuqezi pasi Galliani e ka në xhep akordin. Një çështje pak a shumë kjo e ngjashme me atë që ndodhi me Hondën dhe CSKA-n e Moskës. “El Polpo” Oktapodi, është ky psudonimi i futbollistit për aftësinë e tij për të rekuperuar topat në mesin e fushës mund të krenohet me një eksperiencë ndërkombëtare prej 34 prezencash në Champions League dhe 16 në Europa League, kompeticion që e ka fituar nën drejtimin e Villas Boas./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS