Sandro Rosell komplimenton Xavi Hernadezin. Pas marjes së çmimit si lojtari Fair Play i vitit 2013 nga mesfushori katalanas, presidenti i blaugranave thur elozhe për futbollistin nga Terrasa.
Rosell deklaroi se arkitekti i stilit të lojës i ashtuquajtur tiki-taka është Xavi së bashku me Inestën, Messin dhe Busquets, duke i hequr meritat në një farë mënyre ish teknikut të Barcës, Pep Guardiola, pavarësisht se midis të dyve është vendosur paqja.
Rosell deklaroi se arkitekti i stilit të lojës i ashtuquajtur tiki-taka është Xavi së bashku me Inestën, Messin dhe Busquets, duke i hequr meritat në një farë mënyre ish teknikut të Barcës, Pep Guardiola, pavarësisht se midis të dyve është vendosur paqja.
“ Loja e Barcelonës nuk do të kishte kuptim pa Xavin, pasi ai është ndërtuesi i stilit tonë të lojës që na ka dhënë shumë fitore dhe kënaqwsi në vitet e fundit. Golat e të tjerëve nuk do të ishin aq të thjeshtë pa të. Xavi së bashku me Iniestan, Messin dhe Busquets janë shpikësit e tiki-takës. Është krenari për ne që një lojtar si Xavi është pjesë e Barcelonës”.
Por sipas Rosell cilësitë e Xavit shkojnë përtej fushës së lojës, duke u shprehur se mesfushori i La Rohas më shumë se një futbollist i madh është një person i mrekullueshëm dhe një njeri shumë human.
“ Xavi është një mit i Barcelonizmit. Me kalimin e viteve do të jetë një ditë trajner dhe ne të gjithë do të themi se cfarë ka bërë ai për Barcelonën. Xavi është një person që e ka ndihmuar shumë Barcën qw të bëhet kjo që është, ai këtu admirohet dhe respektohet nga të gjithë dhe kjo është vetëm meritë e tij”.
Xavi Hernandez kaloi tek ekipi i parë i Barcelonës në sezoni 98-99 dhe deri tani ka zhvilluar në total 698 ndeshje me katalanasit dhe ka realizuar 82 gola./TS/