Cristiano Ronaldo e ka marrë goditjen e parë serioze para shpalljes së fituesit për Topin e Artë që do të bëhet të hënën.
Sipas marrëveshjeve aktuale sponsorizueze të Nike dhe Adidas, besohet se edhe në rast se fiton Ronaldo të hënën, ai nuk do të jetë në gjendje që të përfitojë nga reklamat me logon e Topit të Artë, pasi këtë të drejtë nga FIFA e ka vetëm Adidas.
Ronaldo është i kontraktuar nga Nike si sponsor e kështu është edhe Ribery. Pa marrë parasysh cili fiton, nuk do të mund të arrijnë të fitojnë të holla nga Topi i Artë.
Adidas është sponsori zyrtar i FIFA-s, një prej më të mëdhenjve, që nga viti 1970 dhe së fundmi u rinovua kjo marrëveshje deri në vitin 2030 me përfitime prej 30 milionë eurove në vit për FIFA-n.
Lionel Messi, bartësi aktual i Topit të Artë, ka arritur që të shfrytëzojë më së miri triumfin, duke përfituar miliona euro nga marrëveshja që ai posedon me Adidas, e që është edhe pjesë e FIFA-s.
Shumë besojnë se Adidas do ta shtyjë Lionel Messin drejt promovimit edhe në Amerikë në vitin 2014 dhe shumë do të varet nga forma e lojtarit që ai të marrë një rekord Top të Artë, të pestin për vitin e ardhshëm.
As Adidas dhe as Nike nuk kanë dashur të komentojnë për këto teori konspirative dhe kontestet kontraktuale mes gjigantëve të veshmbathjeve sportive. /TS/