RSS

Pogba, sigurt të transferohet te PSG

Agjenti i FIFA-s, Ernesto Bronzetti, ka dhënë një hipotezë mbi të ardhmen e yllit të Juventusit, Paul Pogba, i cili thotë se sigurt do të kalojë te Paris Saint-Germain gjatë verës.

Francezi ka kohë që po lidhet me një kalim te miliarderët e PSG, ashtu sikurse edhe te Real Madridi, por zhvillimet e fundit duket se e lidhin shumë talentin me një rikthim në Francë.
“Pogba te PSG është një skenar që është mjaft i qartë. Në qershor, ai sigurt do të shkojë te PSG”.
“Nuk është punë e kryer, por është një operacion që unë e shoh të realizuar në fund. Juve nuk do të refuzojë ofertën prej 50 apo 60 milionë eurosh që unë besoj se do ta bëjë Parisi. Mendoj se në muajt e ardhshëm ata mund të arrinë një rinovim preliminar dhe ai do të shitet sigurt gjatë verës”.
“Në këtë marrëveshje nuk do të përfshihet Veratti”, ka deklaruar Bronzetti në emisionin televiziv Premium Calcio. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS