Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i pranishëm të mërkurën në zgjedhjen e laureatëve më të mirë të Federatës së Futbollit të Kosovës. Pas ceremonisë, ai deklaroi se deri më tani nuk është bërë asnjë hap pozitiv për të sjell Adnan Januzajn në Kombëtaren Shqiptare.
Armando Duka si zakonisht ishte i pranishëm në zgjedhjen e laureatëve më të mirë nga Federata e Futbollit e Kosovës për vitin 2013, të bërë në Hotel Emerald në Prishtinë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit u ndje i nderuar me pjesëmarrjen, kurse pas ceremonisë u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. Ai bëri me dije se deri më tani nuk është bërë asnjë hap pozitiv për të sjell yllin kosovar të Manchester Unitedit, Adnan Januzajn në Kombëtaren Shqiptare. Foli edhe për miqësoren e mundshme Kosovë – Shqipëri, të cilën më shumë ia la kohës.
Pas ceremonisë zyrtare, Duka u ndal para gazetarëve për t’iu përgjigjur disa pyetjeve rreth futbollit kosovar, teksa u prek edhe çështja e Adnan Januzajt, raporton Arena.
Sërish në zgjedhjen e laureatëve të FFK-së. Si kaluat?
Shumë mirë. Gjithmonë është mirë kur vjen ta shpërblesh kontributin e atyre që kanë luajtur ose ndihmuar gjatë vitit të kaluar.
Shumë mirë. Gjithmonë është mirë kur vjen ta shpërblesh kontributin e atyre që kanë luajtur ose ndihmuar gjatë vitit të kaluar.
FFK është në pritje të lajmit nga FIFA për lejimin e miqësoreve, si e komentoni këtë?
Besoj se është bërë goxha progres deri më tani. Fakti është që brenda dy ditëve presim të kemi konfirmim për ndeshje miqësore. Këto janë hapa drejt anëtarësimit në FIFA.
Besoj se është bërë goxha progres deri më tani. Fakti është që brenda dy ditëve presim të kemi konfirmim për ndeshje miqësore. Këto janë hapa drejt anëtarësimit në FIFA.
Do luhet këtë vit miqësorja Kosovë – Shqipëri, me leje të FIFA-s?
Kosovë – Shqipëri është luajtur në vitin 2002 dhe herë tjera, kemi luajtur me dhe pa leje. Me leje të FIFA-s e mira është që Përfaqësuesja e Kosovës të luaj me Kombëtare të tjera që e ndihmojnë certifikimin e saj, sepse mbështetja e Shqipërisë është detyrë dhe jo dëshirë.

Kohëve të fundit në Shqipëri është folur për çështjen e stadiumit. Ku do t’i luajë ndeshje kualifikuese për ‘EURO 2016’ Shqipëria?
Besoj se do të fillojmë projektin e stadiumit të ri. Besoj se në eliminatoret 2016 do të luajmë në Elbasan ose në Shkodër, por me shumë mundësi në Elbasan.
Besoj se do të fillojmë projektin e stadiumit të ri. Besoj se në eliminatoret 2016 do të luajmë në Elbasan ose në Shkodër, por me shumë mundësi në Elbasan.
A kemi të reja për afrimin e Adnan Januzajt në Kombëtare?
Adnan Januzaj është super super talent. Kush nuk e do dhe kush nuk e dëshiron. Nuk është kollaj vjedhja e tij. Tash gjithë kanë dëshirë të vijnë.
Adnan Januzaj është super super talent. Kush nuk e do dhe kush nuk e dëshiron. Nuk është kollaj vjedhja e tij. Tash gjithë kanë dëshirë të vijnë.
A është bërë ndonjë hap për ta sjell Adnanin?
Është e vështirë. Po thuajse asnjë hap pozitiv. Përveç një bisede të një zyrtari të Federatës, me të atin e tij. Nuk ka asnjë hap pozitiv.
Është e vështirë. Po thuajse asnjë hap pozitiv. Përveç një bisede të një zyrtari të Federatës, me të atin e tij. Nuk ka asnjë hap pozitiv.
Nuk ju ka thënë asgjë?
Jo, jo asgjë.
Jo, jo asgjë.
Është folur se nuk do të përqendroheni më tek kosovarët. Është e vërtetë?
Në FSHF luajnë të gjithë shqiptarët. Të gjithë ata janë shqiptarë, pa marrë parasysh nga vijnë.
Në FSHF luajnë të gjithë shqiptarët. Të gjithë ata janë shqiptarë, pa marrë parasysh nga vijnë.
Stinori i Januzajt
E përditshmja angleze, ‘DailyMail’, ka bërë një vlerësim për lojtarët e Manchester United, ku vetëm Wayne Rooney dhe David De Gea kishin nota më të mëdha se kosovari i talentuar, Adnan Januazj. ‘Sports Mail’, e përshkruan Adnanin si një pikë të ndritur të United, pasi ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme. /TS/