Ëndrra e tifozëve të Beshiktashit për të parë Ronaldinhon të mbajë veshur fanellën e skuadrës së tyre do të ngelet vetëm e tillë.
Sulmuesi brazilian nuk do të transferohet në Turqi sic u fol para disa ditësh në media pasi sapo rinovoi kontratën me Atleticon e Mineiros. Ishte vet presidenti i skuadrës nga Belo Horizonte, Alexandre Kalil ai që e konfirmoi lajmin nëpërmjet adresës së klubit në rrjetin social Twitter. Në komentin e tij, Kalil nënvizoi me nota humori se pavarsisht se tifozët e Atleticos janë të bezdisshëm, Ronaldinho e dashuron klubin dhe ka rinovuar me te.

Në këtë mënyrë mbetet e parealizuar dëshira e drejtuesve të Beshiktashit për të marrë brazilianin në Stamboll por edhe e shumë tifozëve për ta parë sërish “El Gauchon” në Europë. Ronaldinho i cili fitoi kampionatin botëror me Brazilin në vitin 2002 pati një rol kyc në fitimin e Kupës Libertadores nga Atletico Minerio sezonin e kaluar. 33-vjecari nga Porto Alegre ka luajtur në total 67 ndeshje me Atleticon dhe ka shënuar 26 gola./TS/