RSS

Neuer, portieri më i mirë në botë

Manuel Neuer është shpallur portieri më i mirë bë botë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Portieri i Bayern Munichut fitoi pesë trofe me klubin e tij në vitin 2013 (Bundesliga, DFB Pokal, Liga e Kampionëve, Superkupa UEFA dhe Kupa e Botës për Klube) dhe njëherësh i ndihmoi Gjermanisë që të kualifikohej në Kampionatin Botëror.
27-vjeçari ishte fitues i pastër i këtij epiteti, për të cilin votojnë gazetarët dhe ekspertët nga 70 vende të botës.
Rivali më i afërt i Neuer ishte portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, pas tij renditen Petr Cech (Chelsea), Thibaut Courtois (i huazuar te Atletico Madridi) dhe Victor Valdes (Barcelona).
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, i cili e ka fituar në pesë vitet e fundit këtë çmim, këtë herë është renditur i gjashti në listë. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS