RSS

Shaqiri: Askush nuk mund t’i thotë ‘jo’ Bayernit

Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, beson se asnjë lojtar nuk mund ta refuzojë mundësinë për t’iu bashkuar kampionit të Evropës dhe botës për klube.

Në një intervistë për TZ, futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës ka komentuar transferimin e Robert Lewandowskit te bavarezët.
“Mendoj se ardhja e Lewandowskit është gjë e shkëlqyer. Cilësitë e tij janë të padiskutueshme. Ai do të na ndihmojë të fitojmë edhe më shumë trofe”.
“Askush (nuk mund ta refuzojë Bayernin), sidomos tash. Po luajmë futboll të suksesshëm dhe kemi fituar shumë tituj, gjë që e bën Bayernin edhe më atraktiv. Asnjë lojtar nuk mendon dy herë për këtë”, ka thënë 22-vjeçari.
Bayern Munichu është në krye të Bundesligas me shtatë pikë përpara përcjellësit të parë, Bayer Leverkusen. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS