Në Argjentinë nuk flitet asgjë tjetër por vetëm për David Beckham i cili mund të rikthehet në fushë për të luajtur 6 muaj te River Plate.
Klubi i famshëm po përdor një njeri me shumë fuqi në futbollin latin, Guillermo Tofoni i cili tha se firma me Beckham mund të arrihet. Menjëherë drejtuesit e River Plate mohuan këtë mundësi por tifozët prej ditësh kanë nisur të ëndërrojnë që të shikojnë David Beckham të luaj me fanellën bardhekuqe./TS/