RSS

Pas 58 ditësh mungesë, Messi grumbullohet me Barçën

58 ditë pas dëmtimit muskular, Lionel Messi merr dritën jeshile nga mjekët e Barcelonës për t’u vënë në dispozicion të skuadrës.
Sulmuesi argjentinas do të vihet nën urdhrat e trajnerit për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Getafes. Është pikërisht rikthimi i numrit 10 ishte edhe kryefjala e konferencës së Tata Martinos. 
“Është bukur ta rikem sërish në listën e lojtarëve të disponueshëm. Mund të besojmë te ai dhe ky është një lajm pozitiv për skuadrën. Leo u bashkua me ne në stërvitje dhe tashmë mund të konfirmoj se i mungojnë vetëm minutat e duhura në këmbë. Nëse luan shpresoj që të shënojë, ashtu siç bëri edhe në ndeshjen e fundit kundër Getafes. Messi na jep shumë besim dhe na ndihmon të rritemi të gjithë. Kur ai zbret në fushë të gjithë ndihen më të sigurtë por kemi edhe më shumë opsione”. Në vijim, Martino përqëndrohet te skuadra dhe loja që po tregon Barcelona në këto momente. “Duhet të përmirësohemi më shumë. Duhet të rritemi gjithashtu edhe në ndeshjet e rëndësishme. Ne do t’i japim rëndësinë e duhur Kupës dhe do të kërkojmë kualifikimin për në raundin tjetër. Më pas do të mendojmë për ndeshjen me Atleticon e Madridit. E ritheksoj, të gjithë dëshirojmë të kualifikohemi në çerekfinale sepse askush në klubin tonë nuk do të ndihej mirë në rast eliminimi”.   Kampionati spanjoll njihet si një oaz për argjentinasit që dëshirojnë të bëjnë karrierë por një gjë e tillë po ndodh edhe me trajnerët nga përtej Atlantikut. Nuk është aspak rastësi që Martino dhe Simeone janë dy argjentinasit që kryesojnë me pikë të barabarta primera division dhe ky fakt për trajnerin katalanas është një motiv krenarie. “Simeone ka bërë një punë fantastike te Atletico Madrid. Ai ka ndërtuar një model të ri në atë skuadër. Atletico është rritur shumë që prej mbërritjes së tij dhe kjo është një gjë fantastike”./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS