RSS

Ronaldinho pranë Besiktas

Pas 3 vjetësh në Brazil, fillimisht me Flamengon dhe më pas me Atletico Mineiro, futbollit europian mund t’i rikthehet një nga yjet e dikurshëm.
Bëhet fjalë për Ronaldinhon, aktualisht i mbetur pa skuadër, i cili duket shumë pranë kalimit te turqit e Besiktasit. Lajmin e konfirmoi vetë drejtori sportiv i skuadrës nga Stambolli, Ahmet Kavalci, i cili bëri të ditur se ka negociata zyrtare për të siguruar shërbimet e një prej legjendave të Barcelonës dhe kostoja e këtij transferimi të bujshëm të merkatos dimërore mund të mbulohet nga sponsorët e gjigantit të futbollit turk.
Kavalci tha se nuk është rënë ende dakord për termat financiarë, ndërkohë që pengesë pritet të jetë edhe paga e lartë që mund të kërkojë sulmuesi brazilian, afërsisht 6 milionë Euro në vit. Gjithsesi gjërat duket se kanë marrë drejtimin e duhur, pasi këto negociata nuk konfirmohen vetëm nga drejtuesi i lartë i Besiktasit, por edhe nga vëllai dhe njëkohësisht agjenti i Ronaldinhos. Roberto de Assis pohoi se ka patur bisedime me përfaqësues të klubit turk ndërkohë që ai ndodhet në Europë, por ende nuk është takuar ballë përballë me dikë për të finalizuar kështu kalimin e Gauchos te Besiktasi./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS