Sikur të mos mjaftonte që Mazarrin e krahasojnë që tani me Stramaconin, në fakt trajneri i Inter ka bërë deri më tani më pak pikë se ish trajneri i të rinjve, por dhe Benitez në versionin zikaltër në kampionat, zikaltërit i thonë lamtumirë Kupës së Italisë, të eliminuar për më tepër nga një Udinese që vinte pas tre disfatash në 5 ndeshjet e fundit në Serinë A dhe që Interi e kishte mposhtur pastër 3-0 në kampionat.
Me të dy skuadrat që vinin pas humbjeve të fundjavës, Kupa e Italisë fitonte peshë, risi në të dy formacionet, testi i parë i vërtetë për Militon nga minuta e parë në fushë pas pjesësëz së ndeshjes që luajti kundër Lacios, ndërsa në mbrojtje rikthehej Samuel. Te Udinese, Gudiolin kishte lënë në stol Di Natalen. Ai që ndëshkon Interin është braziliani Maikosuel falë rrjetës në minutën e 32’, kros i ulët nga e djathta e Nicolas Lopez dhe 27-vjecari djeg portierin Carrizo në kohë për t’i dhënë avantazhin Udinesës. Bardhezinjtë shkojnë me avantazhin në “xhep” në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë Mazarri nxjerr nga loja Mundingai për të futur një tjetër sulmues, Palasion. Interi hidhet para me më shumë kurajo se sa ide dhe rrezikon të kapet në befasin në kundërsulm në episodin e minutës së 54 kur gjatë një kundërzpribtje të Maikosuel, Kurrizo del jashtë zonë dhe shpëton vetëm për faktin se Pinzi gjuan lart në tentativën fluturimthi. E ndërsa pritej reagimi i Inter ishte Udinese ajo që kontrollon lojën. Gjithsesi në finale zikaltërit i afrohen portës e madje aty shkon dhe Samuel, i cili në minutën e 79’ godet portën e vendasve por që topi bllokohet mirë nga Kelaëa. Interi bën gjithçka që të ndryshojë rezultatin por pas sukses. Vendin në çerekfinale e prenoton Udinese që do të përballet me fituesin e çiftit Milan-Spezia./TS/