RSS

Për botën arabe Ronaldo është më i miri

Cristiano Ronaldo arrin të mposhtë Lionel Messin dhe Franck Ribey si futbollisti më i mirë në planet për botën arabe, vetëm pak ditë para ceremonisë së Topit të Artë. 

Ky është rezultati i anketes që u organizua nga gazeta më prestigjioze sportive në Algjeri, “Golashënuesi” me rreth 100 organe mediatike nga 22 vende të ndryshme të botës arabe, si  Líbani, Kuëait, Palestina, Iraku, Túnizia, Qatar, Omán, Yemen, Mauritania, Arabia Saudí, Siria, Jordania, Egipto, Marruecos, Bahrein, Sudan, Libia etj. Në votim morën pjesë qindra gazetarë sportivë, me të njëjtin system me të cilin përzgjidhet fituesi i Topit të Artë.

Cristiano Ronaldo u shpall fitues me 314 pikë, dukshëm i shkëputur nga vendi i dytë që i përket Frank Riberi, i cili grumbulloi 245 pikë. Lionel Messi u pozicioni në vendin e tretë me vetëm 5 pië me pak se francezi. Sigurisht që përzgjedhja e Ronaldos si më i miri në botë nga vendet arabe, nuk ka lidhje me votimin e Topit të Artë, megjithatë mbetet një indicie e rëndësishme mbi pritshmëritë e ceremonisë gala që do të zhvillohet të hënën në Zyrih të Zvicrës.  /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS