Pas fitores 2-0 ndaj Osasunas në Kupën e Mbretit, Carlo Ancelotti nis të mendojë për Primeran.
Tekniku italian deklaroi se Reali i Madridit duhet patjetër të fitojë kundër Espanyolit të Dielën për të përfituar kështu nga ndeshja mes Atleticos dhe Barcelonës. Dy ekipet kryesuese me pikë të përbashkëta në La Liga përballen të Shtunën në Vicente Calderon dhe Ancelotti synon të përfitojë nga njëri prej tyre ose të dy, në rast barazimi.

“Barça apo Atletico? Nuk e di cili mund të jetë rezultati më i mirë për ne. E sigurt është që të dyja skuadrat nuk mund të humbasin, prandaj ne duhet të fitojmë për të ngushtuar diferencën”.
Në Kupën e Mbretit, fitorja ndaj Osasunas erdhi si rezultat i golave të Benzema dhe Jese Rodriguez dhe Ancelotti nuk ngurron të përgëzojë spanjollin e ri për formën e mirë që po tregon ndeshje pas ndeshje.
“Ishte një takim i mirë për Jesen, i cili po tregon sa i rëndësishëm është për Realin. Ndeshja e kthimit në Pamplona nuk do të jetë e lehtë, prandaj kjo fitore ka shumë rëndësi për ne”.
Në lidhje me Alvaro Moratan, për të cilin është përfolur për huazim në Premier League, Ancelotti përsëriti se ai do të qëndrojë, ndërsa nënvizoi se rinovimi me Xabi Alonson është një lajm shumë i mirë për madrilenët./TS/