RSS

Yaya Toure futbollisti afrikan i vitit 2013

Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure morri vlerësimin si futbollisti afrikan i vitit për të tretën herë radhazi.

 
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë mori çmimin gjatë një ceremonie të zhvilluar në Nigeri, pasi mposhti konkurrencën nga John Obi Mikel dhe bashkatdhetari i tij Didier Drogba të cilët përfunduan respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Toure bëhet në këtë mënyrë lojtari i dytë që e fiton këtë çmim për tre vite radhazi, me Samuel Etoo që realizoi i pari këtë seri suksesi në vitet 2003-2005.
Kamerunasi është ndërkohë i vetmi futbollist që e ka fituar 4 herë çmimin i çoi vendoset nga votat e trajnerëve të kombëtarëve dhe drejtorëve teknikë të tyre në Afrikë. 30-vjeçari Yaya Toure ka shënuar 13 gola në këtë sezon nën drejtimin e Manuel Pellegrinit , 3 më tepër se ç’është shifra e tij më e lartë gjatë një sezoni të tërë. Toure në të njëjtën kohë ishte i vetmi futbollist afrikan që u përfshi në listën e reduktuar me 23 kandidatë për Topin e Artë. Në skuadrën e vitit të konfederatës së futbollit afrikan përkrah tij janë lojtarë si John Obi Mikel, portieri i Lille, Vincent Enyeama dhe sulmuesi i Borusias së Dortmundit, Pierre-Emerick Aubumeyang./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS