RSS

Zidane: Ronaldo është një përbindësh

Ikona e futbollit botëror, Zinedine Zidane, e ka quajtur Cristiano Ronaldon një përbindësh për mënyrën se si ka luajtur me Real Madridin dhe Portugalinë këtë vit.

“Cristiano Ronaldo ka treguar se çfarë mund të bëjë për Portugalinë dhe Real Madridin”.
“Ai nuk ka nevojë të flasë shumë. Shumëçka është thënë për të, por ajo që bën në fushë është diçka prej përbindëshi. Mënyra si e fitoi ndeshjen ndaj Suedisë, kur shumë njerëz mendonin se Portugalia nuk do të kualifikohej... Ai e barti skuadrën në shpinë”.
“Ai ka dëshmuar se është një lojtar i shkëlqyer. Jam krenar që jam pranë tij, që e shoh në stërvitje, që jam pjesëmarrës në gjithçka”.
“Duke qenë një profesionist i vërtetë, ai gjithmonë paraqitet një orë më herët në stërvitje. Ajo çfarë ka bërë në fushë, është rezultat i punës së madhe. Ai është një shembull dhe vërtet e tërheq dhe mban skuadrën”, u ka thënë Zidane gazetarëve. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS