RSS

Brazil 2014, short “ferri” për të mëdhenjtë

Brazil 2014 lindi në Costa do Sauipe, aty ku filluan të thuren ëndrrat e 32 skuadrave pjesmarrëse, me shortin e fazës së grupeve, që shtroi dhe rrugën e parë drejt “Maracanas”, ku më 13 korrik vetëm një kombëtare do të ketë mundësinë të bëjë realitet dëshirën dhe pasionin më të madh në futboll, ngritjen lart të Kupës së Botës. Ceremonia e shortit, nisi me shumë ngjyra, ashtu si karnavalet e Brazilit, që simbolizojnë gjallërinë dhe gëzimin e këtij vendi për lojën.
Pas një minutë heshtje në nder të Nelson Mandelas, që u nda nga jeta në moshën 95-vjecare, mori start dhe shorti për edicionin e 20-të të Kupës së Botës.
Brazili, logjikshëm si vend organizator përfundoi në Grupin A, dhe këtu nuk kishte asnjë surprizë. Selesao pati fat dhe në pjesën tjetër të shortit pasi peshkoi, Kamerunin si në 1994, Meksika, që është macja e zezë e pentakampeao dhe me Kroacinë, me të cilën do të luajë ndeshjen e hapjes në Sao Paolo më datë 12 qershor dhe që në 2006 fitoi me vështirësi 1-0 me një gol të Kakas. Kampionia e Botës së Spanjës, u shortua në Grupin B dhe nuk mund të buzëqeshë aspak pasi është shortuar me Holandën, Kilin dhe Japoninë, dhe ndaj tulipanëve do të luajë pikërisht ndeshjen e parë, sic bënë dhe në Johanesburg në finalen e vitit 2010. Nëse iberikët respektojnë parashikimet dhe renditen të parët, Brazilin organizator do ta gjejnë përballë vetëm në një finale hipotetike.
Në Grupin C, Kolumbia fërkon duart, pasi do luajë me Bregun e Fildishtë, Japoninë dhe Greqinë. Grupi D mund të konsiderohet si ai i ferrit, me plot shtatë kupa në fushë, katër të Italisë, dy të uruguajit dhe një të Anglisë, ndërsa i bën shoqëri dhe Kosta Rika. Zvicra e shqiptarëve gjithashtu nuk ka një grup E të lehtë me Francën, Ekuadorin dhe Hondurasin.
I eci mbarë Argjentinës, që peshoi Bosnje Hercegovinën, Iranin dhe Nigerinë. Në Grupin G, do të kemi gjithashtu një përballje gjigandësh mes Gjermanisë dhe Portugalisë, ndërsa dy skuadrat e tjera janë Gana dhe SHBA. Ndërkohë që tabloja e grupeve mbylletme atë H, ku bëjnë pjesë Rusia, Belgjika, Algjeria dhe Korea e Jugut. ,/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS