RSS

Falcao kundër supertaksës, kërkon largimin nga Monaco

Radamel Falcao i ka kërkuar Monaco të lejojë largimin e tij në merkaton e Janarit. Sulmuesi kolumbian i cili u transferua në principatë verën e këtij viti për shifrën e 60 milion eurove nga madrilenët e Atletico-s , nuk është dakort  me politikën e re fiskale prej taksimit me 75% te te gjitha pagave qe kalojnë shumën e 1 milion eurove në vit që ekzekutivi francez kërkon të aplikojë edhe në futboll ashtu si në të gjitha fushat e tjera. El Tigre nuk luajti në dy takimet e fundit që skuadra e presidentit Dimitri Rybobliev zhvilloi në Ligue One për shkak dëmitimi. Nje tjeter arsye qe Falcao nuk  është i kënaqur te Monaco, përbën dhe dëshira e tij që të luajë në Champions League që këtë sezon.
Sipas disa mediave franceze agjenti i kolumbianit Jorge Mendes i ka kërkuar zëvendës presidentit të klubit të principatës Vadim Vasyliev që me hapien e merkatos se janarit largimin e klientit të tij. Falcao këtë sezon ka zhvilluar 13 ndeshje duke shënuar 9 gola me fanelën e Monaco. Gjithsesi një sinjal të fortë në drejtim të kërkesave të sulmuesit e dha publikisht zv.presidintenti i Monako, Vasyliev,  i cili deklaroi se klubi bëri një sforco të madhe ekonomike për ta marre kolumbianin  në principatë në verën e këtij viti dhe për asnjë arsye nuk do ta lërë atë të largohet./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS