RSS

Reali, gati 72 mln Euro për Suarez

Real Madrid po përgatitet për një goditje sensacionale në merkaton e janarit. Gjigandët spanjollë synojnë të afrojnë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin e Liverpulit, Luis Suarez, madje raportohet që Los Blankos do të bëjnë gjithcka për ta rrëmbyer uruguajanin nga “Anfield Road”. Florentino Perez është gati të paguajë 72 milionë Euro dhe tashmë pritet reagimi I Liverpulit, që e vlerëson xhevahirin e tij me vlerën e transferimit të Bale nga Totenham te Reali I Madridit, pra rreth 100 milionë Eeuro. Mirëpo më 27 janar, Suarez mbush 27 vjec dhe nuk mund të ketë një cmim më të lartë se sezonin e kaluar.
Liverpuli nuk pranoi verën e shkuar ofertën 40 milionë plus një Stërlinë të Arsenalit, sepse e shikonte skuadrën e Arsen Venger si rivale në Premier Ligë.
Gjithsesi një transferim në kampionatin spanjoll në një klub prestigjioz si Reali I Madridit mund të jetë më i pranueshëm edhe për tifozët e Liverpulit.
Të skuadra merengues ka mbetur vetëm një sulmues veteran, pikërisht Karim Benzema, që pas largimit të Gonzalo Higuain te Napoli. Fakti që Suarez nuk luan në Champions por në Europa League me Liverpulin, është një bonus më shumë që madrilenët të mund të shpenzojnë shumë para për ta bërë të tyrin që në janar.
Suarez ka shfaqur formë të shkëlqyer pas rikthimit nga pezullimi prej 10 ndeshjesh. 26-vjecari ka realizuar 13 gola në 10 takime të këtij sezoni, 4 nga prej të cilëve vetëm në fitoren e fundit 5-1 ndaj Norwich. Trajneri I Liverpulit, Brandon Rogers, u shpreh pak ditë më parë se Suarez është shumë I lumtur, por të mos harrojmë se uruguajani kurrë nuk e ka fshehur dëshirën për t’iu bashkuar një ditë gjigantëve spanjollë. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS