RSS

Evertoni tronditi Mojesin dhe Old Trafordin

Arsenali ka shënuar nga një gol të hershëm në secilën pjesë për të fituar 2-0 ndaj Hull Cityt, derisa kampioni në fuqi, Manchester United, ka thelluar krizën duke pësuar në fushë të vet nga Evertoni.

Arsene Wenger vendosi ta pushojë sulmuesin kryesor Olivier Giroud, me Nicklas Bendtner që shfrytëzoi rastin duke shënuar në aksionin e parë të Arsenalit (3’).
Edhe pse krijuan një varg shansesh gjatë pjesës së parë, vendasit nuk arritën të gjejnë golin e radhës. Por, Topçinjtë e filluan pjesën e dytë njëjtë si të parën, duke shënuar po pas tre minutash lojë, kur pas një asistimi të Aaron Ramsey, mesfushori Mesut Ozil shënoi një gol të shkëlqyeshëm (48’).
Fitorja e mban Arsenali në krye të tabelës me 34 pikë, katër më shumë se i dyti, Chelsea.
Ndryshe, kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, ka vazhduar serinë e rezultateve jo të kënaqshme së fundi, duke u mposhtur nga Evertoni në Old Trafford.
David Moyes për të parën herë u përball me ish-skuadrën e tij, e cila pasi rezistoi mirë për 86 minuta, arriti të shënojë një gol të vonshëm dhe të marrë tre pikët.
Manchester United mbetet në kuotën e 22 pikëve në vendin e tetë të tabelës, derisa Evertoni pozicionohet i pesti me 27 pikë. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS