Tifozët e Shkëndijës, “Ballistët” do të jenë të pranishëm në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, në ndeshjen derbi të javës së 19-të (e fundit për këtë sezon), ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës. Lajmi është konfirmuar edhe në rrjetin social facebook të “Ballistëve”, dhe të cilën lajm ata e kishin pritur me padurim. Pritet që mbi 300 "Ballistë" të jenë në mbështetje të Shkëndijës në Shkup.
Ja se çka shkruan në njoftimin e tyre, që po ua sjellim në tërësi:
“Konfirmohet udhëtimi, Ballistë 100% do të jenë të pranishëm në Shkup!!!”
“Duke e pritur me shumë padurim, më shumë nga aspekti i tifozërisë, dhe kur të kihet parasysh rivaliteti në tribuna! Si gjithmonë edhe kësaj radhe kemi marrë qëndrimin tonë për të udhëtuar drejt Shkupit! Por, kësaj radhe të mobilizuar ashtu si duhet, me transport madhështor, ndërsa ku numri i anëtarëve të jetë i shumtë! Vlen të përmendet se vende do të ketë për të gjithë ata që e ndjejnë vetën Ballistë, Tetovarë dhe mbi të gjithë Shqiptarë!”
“Grumbullimi do të bëhet në sheshin ‘Iliria’ në ora 14:00, kurse nisja do të bëhet një orë më vonë-15:00. Ky organizim bëhet me shumë adrenalinë, ku aspak nuk na intereson kriza e rezultateve në skuadër! Sepse këtu bëhet fjalë për emrin tonë, ku do të prezantohet fuqia e grupit dhe zëri i kombit!
Me të vërtetë duhet ta pranojmë se është momenti, i cili patjetër të shfrytëzohet, që ju të gjithë e dini se çfarë vlere ka! Na ndajnë edhe 3 ditë të plota, ku prej jush kërkojmë: Ta mbështetni mobilizimin tonë, me prezencën tuaj forca rritet!, të përfolet dhe shkruhet kudo, vetëm për këtë përballje të rëndësishme!, të shkojmë krejt njejtë, me vizionin e përbashkët, ta mbizotrojmë atë stadium si në shtëpinë tonë!
Gjithashtu kryesia e Ballistëve është konsoliduar edhe me gjeneratat e vjetra! Të cilët do të jenë së bashku me grupin, sepse ajo ditë e kërkon këtë veprim. Sa u përket nëngrupeve, ata do t’i kenë takimet e veta, për tu organizuar siç duhet. Mos e humbni rastin më të mirë, për të mbushur me adrenalinë dhe për ta shijuar spektaklin. Edhe diçka ... NE JEMI ... BALLIS TËT ... !”.
Në fund të shtojmë se ndeshja derbi, Vardari-Shkëndija do të luhet të dielën me fillim prej orës . /TS/






