RSS

Zidane: Franca mund ta fitojë Botërorin

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, beson se Franca është një prej favoritëve për ta fituar Kupën e Botës në Brazil.

Le Bleus siguruan vendin vetëm pas play offit me vështirësi të mëdha por kjo nuk ia humb shpresat Zidanes që Francën ta shoh në piedestal të kampionatit botëror.
“Ata kanë gjasa të mira. Ata janë lojtarë që duan ta fitojnë trofeun”.
“Ata kanë gjitçka që u duhet. Franca ka lojtarët për të bërë impaktin e madh”, ka thënë Zidane. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS