RSS

Fabregas: Komplot nga Madridi kundër Messit e Barcelonës

Një komplot, një fushatë e orkestruar nga Madridit për të dëmtuar Messin dhe Barcelonën. Një projekt me shënjestër të qartë që ndërthur botën politike dhe atë sportive për të goditur yllin argjentinas në planin futbollistik dhe njerëzor,
( goditja e fundit, lajmet rreth përfshirjes së babait të Messit në një çështje pastrimi parash me prejardhje nga trafiqet e drogës), për të sponsorizuar Cristiano Ronaldon në garën për Topin e Artë dhe në një fushëgoditje më të gjerë për të destabilizuar Barcelonën. Është i sigurt për këtë Cesc Fabregas, i cili deklaroi, “Ka shumë njerëz që kërkojnë diçka të re, që janë lodhur nga dominimi i Barcelonës, që ne jemi gjithmonë më të mirët. Njerëz që kërkojnë të bëjnë të mundur që të jenë të tjerët ata që fitojnë dhe që të jetë një skuadër e re që udhëheq futbollin botëror”. Fabregas më pas vijoi, “ Leo Messi është më i miri në botë prej shumë vitesh, dhe tani duket se sapo ai ka diçka, dëmtohet apo ka problemin më të vogël qenka një lojtar i mbaruar.
Por në të vërtetë nuk ka asnjë më të mirë se ai. Unë kam luajtur me të dhe kundër tij dhe me shumë mundësi nuk do të shohim një futbollist si ai për shumë e shumë vite të tjera”. Veç problemeve fizike në lidhje me Messin janë shpeshtuar kohët e fundit dhe çështjet që nuk kanë të bëjnë me performancën e tij në fushë. Pikërisht për sa iu përket akuzave shumë të rënda që erdhën së fundmi kundër familjes Messi dhe në veçanti ndaj babait të tij, kampioni argjentinas ka deklaruar para hetuesve që ndeshjet ekzibicion të zhvilluara në vitet e fundit në Kolumbi, Peru, Meksikë, Majemi dhe Chicago kanë patur vetëm qëllime bamirësie dhe të ardhurat kanë shkuar për “Fondacionin Messi” për vepra humanitare. Është ky version që tregoi futbollisti në 29 Nëntorin e kaluar kur u pyet nga Rojet Civile, që po heton mbi shoqërinë kolumbiane, “Miqtë e Messit” e cila dyshohet për riciklimin e parave të narko-trafikantëve. Messi siç raportoi “El Pais” ka thënë se as ai dhe as shokët e tij nuk morën para për ato 3 ndeshje të zhvilluara në Qërshor, veç se për atë të Bogotas, shuma e arkëtuar përfundoi në fondacionin e tij për t’u derdhur më pas në favor të organizatave jo qeveritare që ndihmojnë fëmijët në nevojë.
Mbi njohjen e mundshme të një prej organizatorëve të ndeshjeve, që është implikuar në hetimin për pastrim parash, argjentinasi ka deklaruar se e kishte takuar në Bogota, por nuk dinte se cili ishte dhe me se merrej në të vërtetë, edhe për faktin se është i ati i tij, Jorge ai që merret me ndeshjet me qëllime bamirësie. I një tjetër mendimi është Harrison Gonzales, një nga organizatorët e atyre ndeshjeve. I intervistuar nga “El Mundo Deportivo” konfirmoi se nuk ishin ndeshje bamirësie por komerciale duke shtuar se ai dhe organizatorët e tjerë kishin paguar 2.5 milionë Dollarë për ato takime ekzibicioni. Gjithmonë “El Mundo” që kishte dhënë edhe lajmin fals për inkriminimin e të atit të Messit në hetimin i cili ka sjellë deri më tani 4 arrestime, këmbëngul se asnjë “OJQ” nuk ka marrë asnjë të ardhur nga “Fondacioni Messi”./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS