RSS

Suarez rinovon zyrtarisht kontratën me Liverpool

Përfundon në mënyrën më të lumtur telenovela Suarez. Sulmuesi uruguajan dhe klubi i Liverpool kanë nënshkruar kontratën e te që do t’i lidhë palët edhe për vitet e ardhshme. Sipas asaj që shkruhet në faqen zyrtare të klubit, marrëveshja është afatgjatë por nuk publikohen të dhëna të tjera që mund të zbardhin edhe kontratën nga e cila Suarez do të përfitojë një shumë të majme. Me 27 gola në 25 takime të luajtura në sezonin e shkuar, ish sulmuesi i Ajaxit u bë një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos angleze, madje edhe vetë ai doli publikisht me qëndrimin për t’u transferuar në një klub tjetër, por forma e mirë e treguar këtë sezon me 17 gola në 11 ndeshje I detyroi drejtuesit e “The Reds” t’i përmirësonin kushtet financiare. Sipas burimeve të ndryshme, shuma që do të përfitojë Suarez është 130 mijë paund në javë.
Vetë lojtari flet për faqen zyrtare të klubit në internet ku thekson se ndihet i lumtur që do ta vazhdojë karrierën në një klub të madh si Liverpooli. Ai shton se kjo skuadër ka në përbërje lojtarë të mëdhenj dhe mund të synojë të arkivojë sa më shumë trofe. Kohët e fundit, vetëm uruguajani është shprehur se ka një marrëdhënie të ngushtë me tifozët e Liverpoolit, të cilët e kanë ndihmuar të kalojë kohët e vështira të sezonit të shkuar ku ai u pezullua dy herë./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS