RSS

Valdes: Ka një makineri kundër Barçës, duhet bashkim

Në prag të ndeshjes me Getafen në transfertë, portieri i Barcelonës, Victor Valdes u fokusua më shumë te situata aktuale brenda klubit, ku nuk kanë munguar fërkimet dhe episodi më i fundit është ai mes Messit dhe zv/presidentit Faus. Këtu, Valdes ndan të njëjtin mendim me presidentin Rosell, se bëhet fjalë për një kundërvënie të orkestruar ndaj Barçës.
“Jashtë këtij klubi ekziston një makineri e ngritur prej muajsh me qëllimin e vetëm për të na dëmtuar. E nuhas këtë, por ky është klubi jonë, Leo është i joni dhe të gjithë bashkë duhet të qëndrojmë të bashkuar, ndryshe gjërat nuk do të shkojnë mirë. Po bëhet çmos për të na destabilizuar nga ato që kemi arritur deri tani si klub, si skuadër”.
Rinovimin e Iniestas e quajti lajmin më të mirë të sezonit, ndërsa për rikuperimin e tij, Valdes pohoi se gjithçka po ecën normalisht.
“Andres është vëllai im. Do të ishte një nga gabimet e tij më të mëdha, nëse nuk do të firmoste kontratën e re. Jam i lumtur për të. Përsa i përket rikuperimit, procesi po ecën sipas parashikimeve. Trajneri shpreson që unë të rikthehem për ndeshjen me Elche”.
Në lidhje me të ardhmen, Valdes rrëfeu se edhe vetë nuk e ka të qartë se ku do të jetë fati i tij, ka disa oferta mbi tryezë, por me këto merret agjenti. Në respekt të ngjyrave blaugrana, gardiani i Barçës theksoi se cilido që të jetë vendimi për të ardhmen, nuk do ta bëjë të ditur pa përfunduar kampioS/TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS