RSS

Schweini pranë rikthimit

Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, është shumë pranë rikthimit dhe ai pritet të jetë i gatshëm për ri-fillimin e Bundesligas pas pushimit dimëror.

 Gjermani i është nënshtruar një operacioni në nyje më herët gjatë muajit dhe ai pritet që tani të kthehet shpejt.
“Bastian është shumë i përgatitur. Ai tashmë po stërvitet në një nivel shumë të lartë”.
“Ai do të jetë i gatshëm që të luajë më 5 janar kur ekipi udhëton në Katar. Ai do të jetë plotësisht i gatshëm në ri-fillimin e Bundesligas”, ka potencuar Karl-Heinz Rummenigge. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS