Seedorf trajneri i ri i Milan
Seedorf do të jetë trajneri i ri i Milanit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sipas mediave sportive italiane, gjithçka është vendosur tashmë dhe ish-mesfushori i kuqezinjve do të zëvendësojë Allegrin menjëherë pas përfundimit të kontratës së këtij të fundit. 37-vjeçari luan ende me Botafogon në Brazil, por nga 1 korriku do të jetë gati për detyrën e re. Emrat e tjerë të trajnerëve që qarkullojnë janë vetëm një lojë merkatoje pasi Silvio Berlusconi e ka vendosur tashmë: sido që të shkojë ky sezon për Milanin, vitin e ardhshëm trajner do të jetë hollandezi. Seedorf do të jetë trajneri i 11 i epokës Berlusconi pas Liedholm, Sacchi, Capello, Tabarez, Zaccheroni, Cesare Maldini, Terim, Ancelotti, Leonardo dhe Allegri./TS/






