RSS

Boks, Seferi mposht Herelius dhe mbron titullin e tij

Nuri Seferi mbrojti me sukses gjerdanin e tij të artë në versionit WBO në peshën Cruiser pas fitores me francezin Steve Herelius, pas shtatë raundesh si pasojë e skualifikimit të kundërshtarit të tij. Gjithsesi duhet theksuar që deri në ato momente, Tajzoni shqiptar, që vetëm pas dy ditësh do të festojë dhe 37-vjetorin kishte qënë dominues në ring. Dy raundet e para ishin më të mira për Seferin, që e mbështeti pas litërve kundërshtarin, por Herelius rezistoi pasojë dhe e gjatësisë së tij. Francezi, që kishte humbur tre ndeshjet e tij të fundit në ring me K.o, u kundërpërgjigj në raundin e tretë, që ishte më i mirë për francezin, ndërsa raundi i katërt ishte më i luftuari. Seferi me boksitin e tij ortodoks e bën ish-kampionin e botës t’i merren këmbët, aq sa Herelius rrëzohet në tapet, por arrin të ngrihet që aty.
Gjithsesi Seferi u duk se kishte harxhuar më shumë energji dhe në raundin e pestë ishte francezi që lëshoi më shumë goditje. Në raundin e shtatë, Seferi i shkaktoi dhe një carje mbi vetull 37-vjecarit, që nxehu duelin mes të dyve, aq sa dhe gjyqtari nuk i shpëtoi grushtit, duke ndëshkuar Herelius që të shkojë në qoshen e tij duke i dhënë ndeshjen Seferit, që mbrojti gjerdanin e artë në peshën Cruiser, duke e mbyllur madje me një përqafim me Herelius, që pranoi dhe dominimin e Tajzonit shqiptar, i cili vazhdon të qëndrojë i pathyer që prej sfidës me Herby Heid në Ankara, pesë vjet më parë./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS