Në një kohë që Reali i Madridit ka intensifikuar përpjekjet për rinovimin e kontratës së Xabi Alonsos, mediat soanjolle zbulojnë disa detaje që mund të rezultojnë vendimtare në të ardhmen e lojtarit te skuadra merengues. Sipas Radio “Cadena Ser”, klubi ka pak shpresa që mesfushori bask të hedhë firmën në kontratën e re, çka do të thotë se ai mund të largohet në fund të këtij sezoni kur i skadon edhe kontrata. Në këtë mënyrë, duke nisur që nga data 1 Janar, Xabi Alonso është i lirë të bisedojë me skuadrën që dëshiron, e cila mund ta finbalizojë transferimin në muajin qershor me parametra zero. Një prej arsyeve kryesore të bllokimit të bisedimeve është dëshira personale e lojtarit për të provuar një eksperiencë të re, por edhe dëshira për të fituar mes 8 dhe 10 milionë Euro neto në sezon, kërkesë që Reali nuk është i gatshëm t’ia përmbushë.
Në këto momente, tre janë klubet e interesuara për të fituar shërbimet e tij, Manchester City , Manchester United dhe Juventus. Dy skuadrat angleze janë të avantazhuara në këtë garë pasi Xabi Alonso e njeh shumë mirë Premier League për shkak të avanturës 5-vjeçare në radhët e Liverpool, ndërsa bardhezinjtë kryqëzojnë gishtat duke shpresuar në një vendim surprizë të lojtarit me origjinë baske./TS/






