RSS

Guardiola, trajneri më i shtrenjtë në botë

Një ekip gjigant dhe kampion si Bayerni i Mynihut ka nevojë për një trajner të madh dhe i tillë është pa dyshim Pep Guardiola, një kampion absolut edhe në aspektin financiar. Spanjolli rezulton tekniku më i paguar në botë. Në llogarinë e tij shkojnë aq shumë para, sa do të mjaftonin për të paguar 18 trajnerë bashkë të Primera Division në Spanjë. Sipas shifrave të zbardhura nga një agjenci braziliane, numri një i pankinës bavareze merr nga Bayerni çdo vit 17 milionë Euro, duke lënë pas në listën “Top Ten” të trajnerëve më të paguar në botë Mourinhon që nga Chelsea përfiton 10.03 milionë dhe Lippin që paguhet me 10 milionë Euro nga Guangzhou Evergrande. Podiumin e tre të parëve e pasojnë Ëenger me 8.2 milionë dhe Capello me 7.8 milionë. Sipas të dhënave vihet re qartë diferenca që ekziston në kampionatin spanjoll, bëjnë përjashtim Ancelotti që për punën e tij te Reali paguhet 7.5 milionë Euro në vit dhe Martino që nga Barcelona merr 5.4 milionë Euro, më pak se italiani por sërish më shumë se të tjerët. 18 nga 20 trajnerët në La Liga marrin së bashku aq sa merr i vetëm Guardiola te Bayerni i Mynihut, ekzaktësisht 17 milionë Euro. Në listën e trajnerëve të ekipeve përfaqësuese, mbreti është pa dyshim Capello që siç thamë më parë, nga Rusia shpërblehet me 7.8 milionë Euro për punën e tij, ndiqet nga Hodgson i Anglisë me 3.5 milionë dhe Prandelli i Italisë me as më shumë as më pak por fiks 3 milionë Euro në vit./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS